Shëndetësi

Konsumimi i lartë i kripës e bllokon rritjen e tumorit

Autori: Gazeta inFokus 16:57 | 07 June 2019

Një hulumtim i kryer në disa mostra të qelizave dhe në dy modele të ndara minjsh, ka gjetur se një dietë e pasur më kripë ka zvogëluar rritjen e tumorit duke ndërhyrë në funksionin e disa qelizave të sistemit imun.

Shumë studime janë bërë për të kuptuar efektin e kripës në shumë sëmundje. Një nga sëmundjet që përkeqësohen si shkak i konsumimit të tepërt të kripës janë skleroza e shumëfishte dhe disa sëmundje të tjera auto imune.

Krahas imunoterapisë, shkencëtaret me eksperimentin e fundit të bërë në minj, tentuan të shohin ndikimin e kripës në rritjen e tumorit. Në këtë eksperiment shkencëtarët të udhëhequr nga dr. Markus Kleinewietfelt panë se kripa kishte inhibuar funksionin e një tipi të qelizave imune specifike për një lloj tumori.

-Advertisement-

Sipas raporteve të fundit nga Shoqata Amerikane për Kancer, në vitin 2019 do të jenë 1.762.450 raste të reja të kancerit vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këto gjetje janë me interes të madh për arsye se nëse do të aprovohet ky eksperiment edhe tek njerëzit, atëherë kjo do të jetë një sukses i madh në kërkimet e vazhdueshme mbi tumorin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera