Shëndetësi

Konsumimi i alkoolit lidhet me klimën dhe rrezet e diellit, thonë studiuesit

Autori: Gazeta inFokus 13:06 | 19 November 2018

Njerëzit që jetojnë në klimë të ftohtë, me më pak rreze dielli, janë më të ekspozuar ndaj konsumimit të tepruar të alkoolit.

Hulumtuesit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përcaktuar një lidhje mes temperaturave mesatare, orëve të ditës dhe konsumimit të alkoolit.

Të dhëna nga 193 shtete, sipas tyre ofrojnë prova se, klima kontribuon te konsumimi i alkoolit dhe te sëmundjet e mëlçisë.

-Advertisement-

Një mjek skocez kërkon tashmë kufizime të publiciteteve për alkoolin gjatë muajve të dimrit.

“Ky është studimi i parë që tregon se, në zonat më të ftohta dhe ato me më pak diell konsumohet më shumë alkool dhe ka më shumë sëmundje të shkaktuara prej tij”, thotë Ramon Bataller, nga Qendra e Kërkimeve për Mëlçinë në Pittsburg.

Alkooli bën që të zgjerohen rrugët e qarkullimit të gjakut dhe rrit sasinë e gjakut të ngrohtë në lëkurë. Por, konsumimi i tij lidhet edhe me depresionin, që synon të jetë i pranishëm më shumë atje ku drita e diellit mungon.

Studimi i publikuar në gazetën “Helatology” shfrytëzonte të dhëna nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Organizata Botërore e Meteorologjisë.

Provat për lidhjen me klimën vijnë ndërkohë që OBSH-ja prezanton të dhëna të reja mbi konsumimin e alkoolit në Europë, në një samit në Edinburg që nis të hënën (sot).

OBSH thotë se nivelet e konsumimit të alkoolit mbeten të larta dhe se, thuajse gjysma e meshkujve të rritur janë të rrezikuar në plan afatshkurtër dhe afatgjatë, nga probleme shëndetësore dhe sociale të lidhura me alkoolin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera