Shëndetësi

Konsumimi i 200 gr boronica në ditë përmirëson tensionin

Autori: Gazeta inFokus 10:10 | 12 December 2019

Një studim i publikuar më herët këtë vit shpjegon se boronicat janë ndër frutat më të mira për uljen e tensionit të gjakut.

Studimi në fjalë zbuloi se konsumi i një filxhani çaji me boronica në ditë, ndihmon ndjeshëm në përmirësimin e tensionit të gjakut.

Një sasi 200 gramësh me boronica përmirëson funksionin e enëve të gjakut dhe ul tensionin sistolik të gjakut.

-Advertisement-

Çfarë ndodh me gjakun nëse konsumoni 200 gr boronica për 1 muaj?

Studiuesit analizuan shëndetin e 40 pjesëmarrësve në studim të cilët për një muaj konsumuan lëngun e 200 gramë boronicave në ditë për një muaj të tërë.

Ata kryen rregullisht analizat e gjakut dhe mbajtën nën monitorim shëndetin e zemrës.

Në fund të studimit, studiuesit zbuluan se konsumi i boronicave për një muaj të tërë ofronte shumë përfitime për gjakun dhe zemrën.

Së pari, në vetëm dy orë, konsumi i boronicave zgjeronte me 2 për qind enët e gjakut.

Efekti zgjerues i enëve të gjakut ishte i qëndrueshëm edhe një muaj pas konsumit të boronicave, thanë ekspertët.

Për më tepër, tensioni sistolik i gjakut pësonte një ulje prej 5 mmHg.

Sipas ekspertëve, ky ndikim ishte i njëjtë me atë të medikamenteve kundër tensionit të lartë të gjakut.

Antioksidantët tek boronicat më të mirat për shëndetin e zemrës

Të gjitha frutat e pyllit janë shumë të pasura me antioksidantë dhe anthocianinë, por boronicat kanë nivelin më të lartë të kësaj substance në krahasim me frutat e tjera.

Anthocianina përmirëson funksionin e qelizave që veshin sipërfaqen e enëve të gjakut dhe përmirësojnë qarkullimin e tij.

Kjo e bën boronicën një aleate të njerëzve që jo vetëm duan të mbajnë qarkullimin e gjakut në nivelet më të mira por edhe duan të shmangin tensionin e lartë të gjakut.

Përveç antioksidantëve. Ky super frut përmban acide organike, taninë, vitamina C dhe B, beta karoten, proteina dhe fibër.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera