Shëndetësi

Konsumimi i alkoolit jua përmirëson memorien

Autori: Gazeta inFokus 14:31 | 26 July 2017

Shumicës së njerëzve u ka ndodhur të zgjohen në mëngjes pas një nate të shfrenuar në diskotekë me probleme të kujtesës – të shkaktuara pikërisht nga alkooli.

Prandaj, nuk është çudi se titulli mund t’ju befasojë – konsumimi i alkoolit faktikisht mund t’ju ndihmojë në përmirësimin e kujtesës.

Sipas një studimi të ri nga Universiteti Exeter, njerëzit të cilët pinë alkool pas mësimit të informacioneve të ndryshme janë më të mirë në mbajtjen mend e asaj çfarë kanë mësuar.

-Advertisement-

Këtë konstatim e kanë arritur hulumtuesit pasi kanë kërkuar nga 88 njerëz të kryejnë eksperimente të ndryshme.

Sidoqoftë, hulumtuesit thonë se ky efekt i vogël pozitiv i konsumimit të alkoolit nuk do të thotë se i lë mënjanë efektet negative të kësaj substance, pasi që, siç dihet, alkooli sjellë shumë efekte të dëmshme në shëndetin mendor dhe fizik të njeriut. .

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera