Lajme

Konsumatorët në Kosovë të painformuar rreth ankesave, vetëm 172 ankesa gjatë këtij viti

Autori: Gazeta inFokus 13:39 | 30 November 2017

Numri i konsumatorëve e që ankohen për cilësi , çmime dhe mashtrime për dyqanet e Kosovës është i madh por numri i atyre që i raportojnë këto ankesa ne Departamentin përkatës është relativisht i vogël.

Në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë ekziston Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit ku mund të adresohen të gjitha ankesat e konsumatorëve në Kosovë, shkruan infokusi.com

Zyrtari i Lartë për mbrojtjen e Konsumatorit në kuadër të Ministrisë së Tregtisë, Plator Gerdovci në një prononcim ekskluziv për portalin “Infokusi.com” ka folur në detaje për ankesat e Konsumatorëve në Kosovë.

-Advertisement-

Gerdovci duke folur për numrin e ankesave që kanë pranuar gjatë këtij viti ka thënë se ky numër ka arritur rreth 200 ankesa.

“Numri i ankesave për vitin 2017 deri ne muajin e 11 është 172 ankesa” ka thënë Gerdovci

Ai ka vazhduar duke thënë se numër të ngjashëm të ankesave kanë pranuar edhe në periudhën e njëjte të vitit 2016.

Ndërsa i pyetur për llojin e ankesave që kanë pranuar ai tha thënë se konsumatorët janë ankuar më së shumti për dallim të çmimit në arkë dhe në raft, garancione të produkteve elektrike por nuk kanë munguar as ankesat për produkte me afat të skaduar.

“Ankesat e konsumatorëve kryesisht janë për Tregun e përgjithshëm ku dominojnë ankesat e lidhje me garancionet e produkteve elektronike si dhe dallimet e çmimit ne arke dhe ne raft ne maketet e mëdha ne Kosove, po ashtu ankesa kemi edhe për produkte ushqimore me afat te skaduar ose te vendosura ne kushte jo adekuate. Pastaj janë edhe ankesat e operatoreve te internetit dhe kabllorit”, ka përfunduar Gerdovci në prononcimin dhënë portalit “Infokusi.com”

E kryetari i Organizatës “Konsumatori” , Selatin Kaçaniku, ne një prononcim për portalin “Infokusi.com” ka komentuar numrin e ankesave për këtë vit duke e quajtur qesharak ndërsa ka akuzuar Kuvendin, Qeverinë e MTI-në për mungesë të interesimit për edukim të konsumatorit për të ditur për tu ankuar.

“Imagjinoni 172 ankesa brenda 365 ditësh, në disa dhjeta fusha, në disa mija degë e sektore, në qindra ndërmarrje publike të shtrira edhe në komuna e gjithandej, në mbi 150 mijë biznese të regjistruara dhe po aq të paregjistruara, në mbi 1.85 MLN qytetarë konsumatorë ose 0,00095 ankesa për kokë banori ?! Ky numër është qesharak dhe përshfaqë mungesën e interesimit të Kuvendit e të Qeverisë së Kosovës dhe të MTI-së, që qytetari konsumator taksapagues të informohet, arsimohet, edukohet e vetëdijesohet konform obligimit ligjor reciprok – edhe për të ditur për t u ankuar. MTI-ja e cila e ka në emër e me gojë plot tregtinë e industrinë nuk mund ta mbroj edhe qytetarin konsumator taksapagues nga abuzimet e disa bizneseve të industrisë e të tregtisë. Kjo dëshmon se ndodhja e kauzës së konsumatorit brenda MTI-së është një konflikt i rëndë i interesit ?! “ ka thënë Kaçaniku.

Kaçaniku ka thënë gjithashtu se nëse konsumatorit do të kishte të drejtën për të matë cilësinë e prodhimit dhe performancën atëherë ky numër i ankesave do të ishte mijëra herë më i madh.

“Numri i ankesave do të ishte dhjeta mija herë më i madh nëse qytetarit konsumator do t i jepej mundësia, nëse do t i njihej e drejta për të matë cilësinë e prodhimeve dhe performancën e shërbimeve; Nëse Ligji për mbrojtjen e konsumatorit, dhe 37 ligjet tjera, që në mënyrë direkte ose tërthorrazi mbrojnë konsumatorin, do të ishte më afër tij dhe në kompetencë të drejtpërdrejtë e pa “ndërmjetësime “ politike. “ ka thënë ai.

Ndërsa i pyetur se sa janë të informuar konsumatorët për të drejtat e tyre kryetari i Organizatës “Konsumatori” ka thënë se institucionet asociacionet dhe mekanizmat nuk kanë bërë asgjë për informimin e konsumatorëve për të drejtat e tyre.

“Institucionet, asociacionet dhe mekanizmat e Shtetit, por as asociacionet e bizneseve e as bizneset nuk kanë bërë akoma asgjë në drejtim të informimit, arsimimit, edukimit e vetëdijesimit të qytetarit konsumator taksapagues. Edhe Org. Konsumatori me mjete perfide po pengohet në ushtrimin e misionit dhe plan-programeve të saja. Atyre ndërgjegjja jo e pastër nuk u jep guxim e rahati që të përballen me qytetarin konsumator taksapagues të vetëdijesuar. E vërteta, meqë edhe ata kanë dalë nga kjo masë dhe ky nivel, as ata nuk janë në gjendje më të mire sa i përket nivelit të vetëdijesimit. Ata nuk dine, nuk munden as nuk duan të prodhojnë vlera të reja – të cilat nuk i kanë as vet ?! ka shtuar Kaçaniku./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera