Sport

Konsultime me klubet e femrave për reformimin e ligës

Autori: Gazeta inFokus 16:27 | 19 June 2018

Me qëllim të konsolidimit të Ligës së femrave në të cilën aktualisht garojnë 13 skuadra dhe gjatë kampionatit është vërejtur një dallim i madh në cilësi ndërmjet skuadrave, sot, është mbajtur një takim konsultativ me përfaqësuesit e klubeve të femrave, shkruan GazetaFokus.

Duke i përshëndetur të pranishmit, anëtarja e KE dhe kryetare e Komisionit për futbollin e femrave znj. Vjollcë Krasniqi, tha: ”Duke parë se gjatë kampionatit që lamë pas patëm një dallim të madh në cilësi ndërmjet skuadrave të kreut të tabelës dhe pjesës së poshtme të tabelës, ju kam ftuar që të bashkëbisedojmë për reformimin e ligës.

Kemi indikacione që këtë vit do të shtohen edhe disa klube, duhet të mendojmë që të krijojmë dy liga qysh nga ky kampionat dhe me këtë do të kemi një Superligë shumë më konkurruese por edhe një Ligë të parë që do të ishin rivale të barabarta. Ju dini se gjatë kampionatit të kaluar kishim disa fitore me dallim të madh të golave gjë që në njëfarë mënyre ato vajza që humbnin ndiheshin të lënduara, prandaj po kërkojë nga ju që të analizoni me qetësi reformimin e ligës dhe secili me shkrim të sjellin në FFK pajtueshmërinë.

-Advertisement-

Pra qëllimi ynë është që të rritet cilësia dhe konkurrenca ndërmjet klubeve të femrave dhe kësisoj do të kemi edhe një rivaliet më të madh sportiv në suaza të garës fair –play. Mbështetja do të jetë e njëjtë për të dyja ligat këtë vit”. Ndërkaq, sekretari i përgjithshëm i FFK-së z. Eroll Salihu para përfaqësuesve të klubeve theksoi edhe një herë se futbolli i femrave është njëri nga prioritetet e FFK-së dhe ne do të vazhdojmë të mbështesim klubet e femrave në të gjitha format.

Por, gjithsesi duhet gjetur rrugë dhe mënyrë që ta rrisim cilësinë me çka shtohet rivaliteti dhe ligat bëhen më të forta. Edhe përfaqësuesit e klubeve dhanë mendimet e tyre dhe në parim e mbështeten këtë nismë, por që kërkuan kohë për konsultime dhe më pastaj u vendos që secili klub do të deklarohet me shkrim për formimin e dy ligave. /GazetaFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera