Lajme

Konsullata e Kosovës në Toronto vlerësohet si shembull për aktivitetet dhe promovimin e shtetit në Kanadë

Autori: Gazeta inFokus 13:46 | 03 March 2024

Festa e Pavarsisë së Kosovës, po vazhdon ende të festohet në shtetin e Kanadasë.

Kjo pasi Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Toronto organizoi një festë, për nderë të 16- vjetorit të Pavarësisë, dhe 25 vjetorit të çlirimit ku u nderua Ish-Ministri i Mbrojtjes së Kanadasë z. Art Eggelton i cili gjatë viteve 1998 dhe 1999 kishte përkrahur fuqishëm intervenimin e NATO-së në Kosovë.

Falenderues për të gjithë popullin kanadez dhe mbështetjen që I jepet Kosovës, si para dhe gjatë luftës u shpreh edhe Konsulli I Përgjithshëm në Toronto z. Kadri Dakaj.

-Advertisement-

Festa vazhdoi me artisten nga Kosova e cila jeton në Kanada Lyra Gjoci, përcolli një mesazh emocionues duke i dhuruar ish- Ministrit dhe bashkëshortes së tij një punim (varëse) e cila tregon historinë e të mbijetuarave të dhunës seksuale nga forca serbe gjatë luftës në Kosovë

Në vazhdimësi u nderuan edhe disa policë kanadez, të cilët kishin origjinë nga viset e ndryshme shqipëtare.

 

 

 

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera