Lajme

Konsullata e Kosovës në New York i ndërpren marrëdhënien e punës shoferit të saj lokal

Autori: Gazeta inFokus 15:47 | 29 Qershor 2017

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës është njoftuar zyrtarisht nga autoritetet e shtetit pritës për arrestimin e nëpunësit të saj, respektivisht vozitësit të Konsullatës, Albert Veliu, i cili është arrestuar nën dyshimin për përfshirje në veprimtari të paligjshme.

 Konsullata konfirmon se personi në fjalë ka qenë i angazhuar si vozitës, në cilësi të stafit lokal, nga themelimi i konsullatës, pasi ka vetëm nënshtetësi amerikane dhe nuk gëzon kurrfarë privilegjesh dhe imunitetesh diplomatike.

Pas pranimit dhe verifikimit të informacionit zyrtar me autoritetet vendëse për përfshirjen e dyshuar të tij në aktivitete të paligjshme dhe arrestimit të tij mbi bazën e këtyre dyshimeve, Konsullata e Përgjithshme në New York ka vendosur t’ia ndërpresë marrëdhënien e punës me efekt të menjëhershëm.

Konsullata e Kosovës në New York, në përputhje me detyrat dhe përgjegjësitë e saj do të bashkëpunojë me autoritetet e shtetit pritës nëpërmjet kanaleve zyrtare në lidhje me rastin e sipërpërmendur.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy