Lajme

Konkursi për policinë, kush janë 561 të kualifikuarit për fazën e dytë!

Autori: Gazeta inFokus 11:32 | 23 October 2018

Policia e Shtetit ka publikuar rezultatet e testimit për “Patrullë e Përgjithshme” në Kolegjin e Policisë.

Të gjithë kandidatët që konkurruan në datën 15 dhe 16 Tetor në Pallatin e Kongreseve për të ndjekur studimet në Akademinë e Sigurisë, për pozicionin “Patrullë e Përgjithshme” dhe në fazën e parë të testimit me shkrim kanë marrë 50 pikë e sipër fitojnë të drejtën për të vijuar konkurrimin në fazën e dytë , në testimin fizik.

Kandidatët fitues do njoftohen nga Drejtoritë Vendore të Policisë në qarqet ku kanë aplikuar si dhe në faqen zyrtare të Akademisë së Sigurisë dhe të Policisë së Shtetit për datën, orën dhe vendin ku do zhvillohet testimi fizik dhe çfarë duhet të kenë me vete për të zhvilluar testimin.

-Advertisement-

Nëse analizojmë listat dhe pikët, rezulton se rreth 561 kandidatë janë kualifikuar për fazën e dytë. Në total në fazën e parë konkurruan 2508 të rinj.

Për rezultatet, klikoni linqet mëposhtë:

Lista 1

Lista 2

Lista 3

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera