Konkursi në FSK, 2 mijë veta duan të bëhen ushtarë të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus
20:50 | 26 January 2023
Konkursi më i madh i hapur ndonjëherë nga Forca e Sigurisë së Kosovës, u mbyll të hënën e 23 janarit.
Numri i qytetarët që deshën të bëhen pjesë e Ushtrisë së Kosovës nuk është i vogël, sipas këtij institucioni ushtarak.
Në fakt është më shumë se dyfishi i atyre që u kërkuan me thirrjen më të madhe që kishte bërë ky institucion që nga themelimi.
Sipas gjeneralit Sefer Isufi në konkursin i FSK-së që u hap për 612 ushtarë të rinj aktiv dhe 388 rezervë aplikuan më shumë se 2 mijë qytetarë.
Gjenerali Isufi hedh poshtë deklarimet që afati i këtij konkursi u shtyje për shkak të mosinteresimit të qytetarëve për tu bërë pjesë e FSK-se, shkruan Klan Kosova, përcjell Reporteri.net.
Ky thotë se shkak për këtë ishte mbingarkesa në linkun e hapur për aplikim.
Por, këtë hall ose të tjera që konsiderohet t’i ketë ushtria e vendit, mbase nuk do t’u bije t’i përjetojnë ushtarët e rinj.
Nga FSK thonë se përmirësimi i kushteve të ushtarëve është nga qëllimet kryesore të këtij institucioni, për arritjen e së cilit thotë se po punojnë fortë.
Që t’i shijojnë këto kushte, gjenerali njofton që fillimisht aplikantëve do t’u verifikohen dosjet. Pastaj, ata do të ndahen në grupe për t’u nënshtruar testimin fizik, atë të njohurive të përgjithshme, të inteligjencës, intervistës me gojë, e nga fundi edhe ekzaminimeve mjekësore e verifikimit të pastërtisë së figurës.

Të tjera
-
Mendimi për motin: Javën e parë të prillit vijojnë të reshurat e shiut, temperatura më të ulëta
Mendimi për motin – 26.03.2025 – Trendet javore Periudha jostabile me shi ...
-
Maqedonci: Serbia vazhdon të ketë qasje hegjemoniste në Ballkan
Ministri i Mbrojtës, Ejup Maqedonci ka folur për marrëveshjen ushtarake midis...
-
Kurti pre e dy komedianëve rusë, ish ministri i Brendshëm: Fajin e ka kabineti i kryeministrit
Ish ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ia lë fajin kabinetit të k...
-
‘Prank-call’ rus, Ymeri: Përmbajtja skandaloze, Kurti nisi armiqësi me zyrtarët amerikanë
Analisti politik, Visar Ymeri ka reaguar ndaj skandalit të fundit, ku kryemin...
-
Trump njofton taksa të reja tregtare prej 25% për makinat që importohen në SHBA
Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka njoftuar për taksa të reja tregtare prej...
-
Bekim Jashari dhuron 100 mijë euro për familjet në nevojë
Në një mbrëmje të jashtëzakonshme bamirësie, Shoqata “Jetimat e Ballkanit” ar...
-
Kurti fton presidentin e Kenias të hapë ambasadë në Prishtinë pas njohjes së Kosovës
Kenia ka njohur zyrtarisht Republikën e Kosovës, duke e bërë këtë një moment ...
-
Revista kroate demanton Vuçiqin: Marrëveshja KS-AL-HR u koordinua me ShBA-në dhe NATO-n
Kosova, Shqipëria dhe Kroacia, javën e kaluar nënshkruan në Tiranë një marrëv...
-
Ramadani: Kryeministër DUD me 35 DUDA rreth tij, tana t’zezat i tha për popullin – homofob
Eksperti i sigurisë, Burim Ramadani, ka komentuar mënyrën sesi kryeministri n...
-
Rreziku nga armët ilegale: Policia bastis një shtëpi në Shipol të Mitrovicës, kap kallashnikov e municion
Kosova po përballet me një rritje alarmante të rasteve të armëmbajtjeve pa le...
-
Osmani theksoi urgjencën e heqjes së masave ndaj Kosovës
Sot, gjatë një takimi me ambasadorët e vendeve të BE-së, presidentja Vjosa Os...
-
Kurti “bie pre e mashtrimit”, Haziri: Më problematike ka qenë mënyra e komunikimit, përmbajtja e mendësia
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri ka folur lid...