Rozë

Konkurrenti italian ka një kusht për gratë e Përputhen +40

Autori: Gazeta inFokus 20:10 | 01 May 2021

“Shqipja dhe konkurrenti më i ri i Përputhen +40, Xhuzepe zhvilluan një takim 4 minutash ditën e sotme. Shqipja zgjodhi 60-vjeçarin italian, i cili është shprehur më parë se në emision ka ardhur për Luljetën.

Mirëpo Xhuzepe duket se i pëlqen shumë gatimet shqiptare dhe kërkon që partnerja e tij të bëjë fasule e byrek.

Xhuzepe: Po përse më zgjodhe mua?

-Advertisement-

Shqipe: Po se kur hyre erdhe për Lulin, thash të të zgjedh unë njëherë.

Xhuzepe: Po me çfarë merresh?

Shqipe: Jam pensioniste, me aktivitetin tim sportiv merrem, me punë dore qëndis grepin shtizën, makinën qepëse edhe amvisë, edhe punëtore.

Xhuzepe: Ti di të gatuash mish fasule byrek?

Shqipe: Po di të gatuaj.

Shqipe: Ke një djalë?

Xhuzepe: Po ai është më keq se babai me vajzat

Shqipe: Edhe unë kam fëmijë të mrekullueshëm.

Xhusepe: Je bërë gjyshe?

Shqipe: Kam një mbesë 9 vjeç dhe një nip.

Xhuzepe: A je xheloze për Lulin?

Shqipe: Nuk kam pse të jem xheloze.

Xhuzepe: Nuk e di se si e bën fasulen Luli.

Shqipe: Tek fasulja të paska mbetur mendja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera