Konkurrenca po rrezikon produktet vendore
Autori: Gazeta inFokus 10:27 | 27 August 2018
Kompanitë prodhuese në Kosovë duhet të rrisin standardin e cilësisë së produkteve, në të kundërtën, konkurrenca që vjen nga produktet e vendeve të rajonit dhe ato të Bashkimit Evropian, mund t’i rrezikojë ato.
Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë thotë se presioni konkurrues nga produktet e Bashkimit Evropian që nga hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit (MSA), nga viti në vit, po shënon rritje.
Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, si marrëveshja e parë kontraktuale ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, ka hyrë në fuqi më 1 prill të vitit 2016.
Sipas Zekës, ky presion konkurruese ka bërë që prodhuesit vendorë, jo që nuk mund të mendojnë për eksportet në tregjet e BE-së, por ata nuk arrijnë të zëvendësojnë një pjesë të importeve.
Kjo rritje e konkurrencës, shton ai, duhet të bëjë që të punohet më shumë në ngritjen e cilësisë së produkteve.
“Prej kohës kur ka hyrë në fuqi MSA-ja, ne si Odë Amerikane vazhdimisht i kemi bërë thirrje institucioneve të Kosovës, në veçanti Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, që të mbështesë prodhuesit kosovarë në aspektin e ngritjes së standardeve, si një parakusht për hyrjen e produkteve të tyre në tregun e BE-së. Mirëpo, ajo çka kemi parë është se është bërë pak në ngritjen e infrastrukturës të cilësisë në përgjithësi”, thotë Zeka.
MSA-ja, është vlerësuar se Kosovës, posaçërisht bizneseve të vendit, i hap dyer për pjesëmarrje aktive në tregun prej 500 milionë banorësh, ku rrjedhimisht do rë rrisë marrëdhëniet tregtare në mes të Kosovës dhe vendeve të BE-së.
Por, në këtë treg prej 500 milionë banorëve, vlerësohet se do të jetë mjaft sfiduese të depërtojnë të gjitha kompanitë e Kosovës, pasi që cilësia e produkteve nga Kosova, në këtë rast mbetet e nivelit më të ulët.
Zeka thekson se Kosova duhet të bëjë përpjekje që të zëvendësojë disa nga produktet që importohen në veçanti ato bujqësore.
“Është paradoksale që Kosova sot të importojë gjithçka edhe artikuj ushqimore, kur ne i kemi kapacitet e nevojshme dhe mundësitë që ato produkte i bëjmë në vendin tonë. Këtu duhet që Ministria e Tregtisë dhe Industrisë të përkrahë prodhuesit që të ngritin prodhimin e tyre, në harmoni me standardet e cilësisë që zbatohen brenda Bashkimit Evropian”, thotë Zeka.
Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës nga tregtia e jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 23.5 për qind në muajin qershor 2018, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2017.
Eksporti i mallrave në muajin qershor 2018 kishte vlerën 37.1 milionë euro, ndërsa importi 305.7 milionë euro.
Adriatik Stavileci, zëdhënës në Doganat e Kosovës thotë për Radion Evropa e Lirë se shkëmbimet tregtare me vendet e rajonit që nga hyrja në fuqi e MSA-së kanë shënuar rritje.
“Efektet kryesore që janë parë nga MSA-ja është rritja e qarkullimit, si në aspektin e importeve të produkteve të Bashkimit Evropian, po ashtu edhe produkteve vendore në vendet e BE-së. Krahasuar periudhën e janar –korrik të këtij viti me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, importi ka shënuar rritje për 19 për qind me vendet e BE-së ”, thotë Stavileci.
MSA, përveç tjerash, në aspektin ekonomik parasheh që nga viti në vit, tatimi doganor për produktet që vinë nga Bashkimi Evropian të zbritet, derisa pas 10 vjetësh të hyrjes në fuqi, të gjithë produktet të mos kenë fare taksë doganore.
Për shkak të lirimit nga taksa doganore, gjë të cilën e parasheh MSA-ja , Doganat e Kosovës, shton Stavileci, në vitin 2017 kanë arkëtuar 17 milionë euro më pak, derisa në vitin 2018 parashihet të jenë 25 milionë euro më pak të hyra.
Të tjera
-
Arrestohet një person në Obiliq, dyshohet për dhụnim
Është arrestuar një person në Obiliq, pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar nj...
-
Vdẹs një burrë në QKUK, policia po e heton rastin
Një burrë ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, rast i cili p...
-
Shala me falënderim publik për bashkëshorten e tij: Me Salën kemi rrugëtuar bashkë që nga ilegalja
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka falen...
-
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa mbetje pesticidesh, vetëm 3 ngarkesa problematike në eksport
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka dhënë një deklaratë për publiku...
-
Vetëm 50% e agjendës legjislative u përmbush këtë vit në Kuvendin e Kosovës
“Nuk ka kourum Kuvendi për me vazhdu..” Kjo shprehje u dëgjua shumë shpesh në...
-
Pritje deri në 1 orë te Dheu i Bardhë
Te Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje arrijnë deri në 60 minuta, shoqëruar me k...
-
Vdes një person në QKUK
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka vdekur në Qendrën Klinike...
-
Për nëntë muaj, Qeveria “Kurti” mbi 12 milionë euro shpenzime të udhëtimit dhe telekomunikimit
Mbi 12 milionë euro kanë arritur shpenzimet e udhëtimit dhe telekomunikimit t...
-
Rashiq: Lista Serbe po i kërcënon dhe largon nga puna serbët që na përkrahin
Me përjashtime nga puna, dëmtime të automjeteve e madje edhe me letra kërcënu...
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...