Konjufca: Zahir Pajaziti do të nderohet gjithnjë sa të ketë komb shqiptar
Autori: Gazeta inFokus 12:38 | 31 January 2020
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka bërë homazhe dhe ka vënë kurora me lule pranë shtatores së heroit të kombit Zahir Pajaziti në 23 vjetorin e rënies.
Kryeparlamentari Konjufca, tha se pas rënies së Zahir Pajazitit mijëra djem e vajza të Kosovës ishin mbushur me vullnet dhe ishin bëri gati për luftën çlirimtare.
Ai tha se Zahir Pajaziti do të nderohet gjithnjë sa te ketë komb shqiptar.
Konjufca: Sa të ketë komb shqiptar do të nderojmë dhe respektojmë gjithmonë veprën e lavdishme të Zahir Pajaziti Video:1:55 “Kur okupatori frikësohet dhe të ndjehet i pasigurt është akti i parë për çlirimin e një populli. Pas veprimtarisë, pas heroizmit, pas rënies të Zahir Pajaziti me shokë ishim me mijëra djem dhe vajza të Kosovës të cilët ishin të mbushur me plotë vullnet dhe gatishmëri për aksion dhe luftën tonë çlirimtare. Kjo është garancia kryesore për çlirimin e një populli. Sa të ketë komb shqiptar do të nderojmë dhe respektojmë gjithmonë veprën e lavdishme të Zahir Pajazitit dhe të Çetës së Llapit”, tha Konjufca.
Komandanti i UÇK-së Zahir Pajaziti bashkë me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën më 31 janar të vitit 1997 kanë rënë heroikisht në një përballje me forcat serbe në fshatin Pestovë të Vushtrrisë.
Të tjera
-
“Klloshar”, “Thithës”, “Matuf plak”: Eskalon krejt Adriana Matoshi në komente në Facebook
"Thithës i opozitës", "plak matuf", "kllloshar" - e çka s'mos tjetër i ka kom...
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell...
-
Ngjarjet e datës 15 janar
Zyrtarë komunal të Shtimes bëjnë homazhe në varrezat e Dëshmorëve në Shtime, ...
-
Kosova me një sërë kërkesash për çështjen e të pagjeturve
Në Bruksel, nesër do të mbahet takimi i parë i Komisionit të Përbashkët për P...
-
Bedri Hamza: S’ia toleroj mosuksesin ministrave, ecin nëse nuk punojnë
I ftuar në Debat Plus, kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, vu...
-
Hamza: Unë kam përparësi sepse në Qeveri nuk do të shkoj me mësu, por me punu
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),...
-
“Euro Fisi” kompania e vetme e Kosovës që po merr pjesë në panairin më të madh në Munchen të Gjermanisë
Kompania Euro Fisi Group është kompania e vetme nga Kosova që po merr pjesë n...
-
Hamza: Kurrë më shumë vullnet, energji e masivitet për PDK-në s’ka pasur
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),...
-
Bedri Hamza: Secili kandidat duhet t’i kontribuojë klimës për një fushatë e qetë e pa probleme
I pyetur nga analistët në Debat Plus se a pret që kryeministri Kurti të mos i...
-
Familjari i Galuk Konjufcës del në mbështetje të PDK-së
Gazmend Konjufca, familjar i afërt i kryeparlamentarit Glauk Konjofca të Vetë...
-
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) po merr përkrahje edhe nga Shtetet e Bashku...
-
Hamza: Veteranëve do t’ua mundësojmë që të punojnë në mënyrë të rregullt në sektorin privat
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),...