Lajme

Konjufca voton: Deri më tani gjithçka ka shkuar mirë

Autori: Gazeta inFokus 13:34 | 17 October 2021

Drejt kutive të votimit është drejtuar edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Kreu i Kuvendit ka uruar që procesi të përfundojë mirë, pasi deri më tani thekson se gjithçka ka shkuar mirë.

“Sot është ditë e rëndësishme për demokracinë, pasi qytetarët përmes votës së lirë do ta legjitimojnë pushtetin lokal, do t’i zgjedhin kryetarët e komunave…Deri më tani gjithçka ka shkuar mirë sipas KQZ-së, edhe me sa po mësojmë prej misioneve të vëshgimit dhe monitorimit”, tha Konjufca para mediave.

-Advertisement-

“Urojmë të përmbyllet procesi e gjithçka të shkojë mirë e qytetarët t’i kenë ata të cilët e marrin pushtetin lokal sipas votës dhe besimit të qytetarëve të Republikës së Kosovës”, shtoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera