Lajme

Konjufca: Vendimi i Kushtetueses do të shkaktojë revoltë qytetare

Autori: Gazeta inFokus 22:54 | 28 May 2020

Gjykata Kushtetuese ka vendosur që t’i japë të drejtë presidentit Hashim Thaçi rreth dekretit për mandatarin e Qeverisë.

Kushtetuesja vlerësoi se presidenti ka vepruar në përputhshmëri me nenin 82, paragrafi 2, të Kushtetutës me rastin e mandatimit të Avdullah Hotit për kryeministër nga LDK-ja.

Këtë vendim, ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca në Rubikon në Klan Kosova, e ka quajtur “skandaloz”, ndërsa ka thënë që ky vendim do të shkaktojë “revoltë qyrtetare”.

-Advertisement-

“Revolta vjen prej pakënaqësisë së natyrshme që nuk ka me pasë të votohet më në Kosovë dhe tash e tutje krijohet një sistem politik në të cilin nëse nuk e ke fituar 51 % të votave, nuk ke fituar asnjë votë. Gjithçka më pak se 51 e votave, ia garanton partnerit të koalicionit që të të rrëzojë kur të dojë dhe të bëjë marrëveshje brenda 25 minutave me partitë opozitare”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera