Lajme

Konjufca vazhdon punët e tij: Merr pjesë në Samitin për Ballkanin Perëndimor në Bruksel

Autori: Gazeta inFokus 21:56 | 27 January 2020

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, përderisa VV dhe LDK kishin takimin e rradhës, ka udhëtuar sot për në Bruksel, për të marrë pjesë në Samitin e kryetarëve të parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Parlamentit Evropian.

Kjo u bë e ditur nga një njoftim nga zyra për media e Kuvendit të Kosovës, shkruan gazeta inFokus.

Sipas njoftimtit samiti mbahet nesër, nën patronatin e Presidentit të Parlamentit Evropian, David Maria Sassoli.

-Advertisement-

Në samit do të diskutohet lidhur me perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, përkatësisht përforcimin e dimensionit parlamentar në procesin e zgjerimit.

Gjatë qëndrimit në Bruksel, kryeparlamentari Konjufca do të zhvillojë edhe takime të tjera me zyrtarë të lartë Parlamentit Evropian dhe homologë nga rajoni./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera