Lajme

Konjufca uron Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve: SHBA mbetet aleati më i madh i popullit tonë

Autori: Gazeta inFokus 09:34 | 04 July 2022

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve me ç’rast thotë se mbetet aleati më i adh i popullit tonë, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se ShBA është pishtari i demokracisë dhe i të drejtave të njeriut dhe shtylla kryesore për paqen dhe stabilitetin në mbarë botën.

“Ishte edhe fanari i lirisë për Kosovën dhe mbetet aleati më i madh i popullit tonë. Miqësia e ngushtë midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës është e ndërtuar mbi besimin e ndërsjellë i cili ka udhëhequr lidhjet tona të forta tash e sa vite, në mbrojtje, siguri, përparim ekonomik dhe marrëdhënie tjera strategjike dhe ndërnjerëzore”, ka shkruar Konjufca.

-Advertisement-

Po ashtu ai ka shtuar se ky bashkëpunim dhe partneritet çdo ditë po rritet dhe po forcohet edhe më shumë.

“Populli i Kosovës qëndron i përkushtuar, siç ka qëndruar gjithmonë, krah Shteteve të Bashkuara. Do të punojmë së bashku për të adresuar sfidat e ndryshme si në rajon ashtu edhe në rrafshin global.  Edhe pse gjeografikisht të largët, ne ndajmë një botëkuptim dhe interesa të përbashkëta për të avancuar idealet e paqes dhe prosperitetit. Pavarësia është një vlerë për të cilën populli shqiptar ka luftuar shumë dhe kjo është arsyeja pse ne e dimë se sa e çmuar është ajo.  Shpreh urimet më të ngrohta dhe më të sinqerta për popullin amerikan në 246 vjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës!”, ka shkruar më tutje Konjufca./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera