Lajme

Konjufca uron besimtarët ortodoks për Pashkët

Autori: Gazeta inFokus 16:00 | 02 May 2021

Me rastin e Festës së Pashkëve, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z.Glauk Konjufca ka uruar besimtarët ortodoks.

“Uroj që Festa e Pashkëve ortodoks, kjo ditë e shenjtë, e cila në vetvete përmban ripërtëritjen e besimit tek ringjallja, të sjellë shëndet, mirësi e gëzim dhe të ringjallë në zemrat tuaja lumturi e dashuri për njëri-tjetrin. Po ashtu solidariteti, humanizmi, paqja, toleranca dhe besimi i ndërsjellë, si virtyte dhe vlera shoqërore, të jenë lajtmotiv mbizotërues mes nesh.

Gëzuar për shumë mote Pashkët ortodokse”, thuhet në urimin e kryekuvendarit Konjufca.​

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera