Lajme

Konjufca uron 7 Marsin: Figura e mësuesit është figurë e zgjimit, që i drejtohet njeriut dhe kombit

Autori: Gazeta inFokus 10:11 | 07 March 2024

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca uroi mësuesit për nder të 7 Marsit.

Konjufca tha se kjo ditë sjell ndërmend mësuesit, arsimtarët aq të dashur e të vyer, mirënjohja ndaj të cilëve nuk shlyen dot borxhin ndaj tyre.

“Në këtë ditë të 7 Marsit, secili prej nesh sjell ndërmend mësuesit, arsimtarët aq të dashur e të vyer, mirënjohja ndaj të cilëve nuk shlyen dot borxhin ndaj tyre”, shkroi Konjufca në Facebook.

-Advertisement-

Ai tha se figura e mësuesit është figurë e zgjimit, që i drejtohet njeriut dhe kombit

“Figura e mësuesit është figurë e zgjimit, që i drejtohet njeriut dhe kombit. Mësuesi zgjon dashurinë për dijen te njeriu teksa manifeston dashurinë e tij për dijen, ndërsa duke e hapur horizontin e përparimit. Mësuesi vjen si misionar i një qëllimi të lartë, i një ideali pa të cilin nuk bën. Kështu ishin mësuesit tanë të Rilindjes dhe gjithë të tjerët nëpër brezat që vijuan, vepra e të cilëve na ngriti në këmbë kur ishim buzë gjunjëzimit e na shtyu të ecim përpara kur u ngritëm në këmbë”.

“Shembullin dhe frymën e tyre duhet të vijojmë ta përqafojmë edhe sot, për një të ardhme sa më të ndritur. Është e sigurt se vetëm drita e arsimit dhe edukimit na i hap sytë”.

“Gëzuar 7 Marsin, Ditën e Mësuesit, këtë ditë të lavdit të përndritjes!”, u shpreh Konjufca.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera