Lajme

Konjufca: Unë moti jam për zgjedhje, duhet të ulemi me partitë dhe ta specifikojmë kohën e përshtatshme

Autori: Gazeta inFokus 14:52 | 25 March 2024

Kryeparlamentari Glauk Konjufca, ka thënë se ndan mendim të njëjtë me opozitën për ta dërguar vendin në zgjedhje, veçse kërkon dakordim me partitë politike për ta gjetur kohën e përshtatshme.

Kreu i Kuvendit thotë se kërkesë specifike nga partitë politike nuk ka pasur, por që nuk e përjashton mundësinë për një gjë të tillë.

Ai poashtu tha se për kohën për ta dërguar vendin në zgjedhje, duhet dakordim me partitë politike.

-Advertisement-

“Sot e patëm mbledhjen e Kryesisë e përfunduam mbledhjen e Kryesisë nuk pashë asgjë nga këto kërkesa, por nuk e përjashtoj që në të ardhmen ndonjë grup parlamentar mund të fillojë mbledhjen e nënshkrimeve. Ju e dini që unë moti jam për zgjedhje, kam thënë që opsioni më i mirë është të shkohet në zgjedhje, të gjithë po thonë se është sivjet, por ky vit i ka edhe disa muaj. Nuk mund të ju them saktë se cila është koha më e mirë për të shkuar në zgjedhje, mirëpo e keni dëgjuar edhe kryeministrin që ka thënë se do të ishte në mbështetje të një iniciative të opozitës sa i përket shkuarjes në zgjedhje. Vetëm duhet të ulemi me partitë politike dhe ta specifikojmë se cila është koha më e përshtatshme a është vera apo vjeshta”, tha Konjufca, njofton Ekonomia Online.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera