Konjufca thotë se Kurti hoqi dorë nga fjalimi për tu qetësuar situata në Kuvend
Autori: Gazeta inFokus
15:59 | 13 Korrik 2023
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, u ka bërë thirrje deputetëve të Kosovës që ta marrin punën me qetësi dhe bashkërisht të tejkalohet kjo ditë të cilën ai e quan të vështirë.
Në një fjalim në foltoren e Kuvendit, Konjufca ka theksuar se ndonëse fjalët më të rënda ndaj njëri-tjetrit nuk janë kursyer asnjëherë, ato sërish mbesin vetëm fjalë, por veprimet si sulmi fizik nuk trajtohet vetëm në kuvend, por edhe nga organet e rendit.
“E dimë që jemi shtet i ri dhe Kuvendi i Kosovës edhe institucionet e tjera kanë përjetuar peripeci të llojllojshme, por së paku deri sot e kemi pasur një imunitet të mirë që u vlerësu edhe prej botës demokratike dhe ky imunitet për çka i kemi rezistu akteve të tilla, është mungesa e përleshjeve fizike. Kemi pasur përleshje të natyrave të tjera, por jo fizike siç e pamë sot në Kuvendin e Kosovës. Këtë nuk ia dëshirojmë askujt dhe është një sjellje që do të gjykohet nga qytetarët, dhe do të doja që të mos përsëritet. Ajo çfarë dua të them është se ne kemi betejat tona, mosmarrëveshjet tona, i kemi si forca politike papajtueshmëritë tona të thella ndonjëherë, por ato mospajtime gjithmonë i bëjnë nder vendit dhe Kosovës tonë të dashur nëse i mbajnë në nivelin e funksionimit të domosdoshëm, minimumit normal”.
“Deri tash ia kemi arritur me sukses dhe kanë qenë më shumë se 2 vjet që ekziston kjo legjislaturë, po iu bëj thirrje si kryetar i kuvendit që ta merrni me qetësi punën që e bëjmë së bashku dhe të përpiqemi ta kalojmë këtë ditë të vështirë dhe këto momente të vështira për vendin tonë. Nuk i kemi kursyer fjalët më të rënda për njëri-tjetrin, por prapë ato janë fjalë, në momentit kur kalohet nga fjalët në goditje, ato si veprime pastaj nuk janë që trajtohen vetëm në Kuvendin e Kosovës, ato e tejkalojnë kuvendin, janë institucionet e tjera që merren. A duam ne që të kalojmë në atë gjendje? Unë them që jo edhe në shpirtin e secilit po e ndiej që kështu po mendoni”.
Ai ka theksuar se nuk duhet bërë përgjegjës për diçka që, siç thotë kryetari i kuvendit, çon në faza krejtësisht të paparashikueshme.
“Unë bisedova me kryeministrin, ai po heq dorë nga fjala e tij që e pati, dhe nëse ne si deputet e kemi një mirëkuptim me njëri-tjetrin për të vazhduar në një pikë tjetër për të vazhduar te pyetjet parlamentare, atëherë këtë mendoj që qytetarët e presin nga ne dhe ato të tjerat nuk na takojnë neve si deputetë, por organeve. Ju lutem si kryetar për këtë kapitull të ri që duhet të hapet pas kësaj dite të vështirë, pas atyre veprimeve të papranueshme, urojmë që të mos përsëriten, nëse e kam këtë mirëkuptim prej të gjithë deputetëve mirë, nëse jo, atëherë do të ishte një ogur i zi për Kosovën i cili na çon në faza krejt të paparashikueshme edhe për Kosovën edhe për qytetarët. Të mos bëhemi përgjegjës për diçka që nuk do ta donim ta shihnim vendin tonë në atë gjendje”, shtoi më tej ai.
Pas rreth 3 orësh pauzë, deputetët e Kuvendit të Kosovës janë rikthyer në kuvend për ta vazhduar seancën plenare, e cila paraprakisht u ndërpre për shkak të përleshjeve fizike mes deputetëve dhe anëtarëve të Qeverisë së Kosovës.
Kush hëngri grushte e kush shpërndau shpulla, pamje që shfaqin detaje të përleshjes në Kuvend

T� tjera
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...































