Lajme

Konjufca: Thaçi po sillet si parti që ka fituar në zgjedhje

Autori: Gazeta inFokus 23:37 | 01 April 2020

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka komentuar deklaratat e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit për formimin e një qeverie të re.

Konjufca ka thënë se Thaci së pari ka biseduar më Kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës I cili ka thënë se do zgjedhje të reja dhe se nuk do te jete pjese e qeverise.

E pastaj sipas tij Presidenti ka biseduar edhe me LVV e cila poashtu ka kërkuar zgjedhje, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

“Presidenti iu ka referu Kadri Veselit dhe ai ka thënë që nuk do mandat se dëshiron të shkojë në zgjedhje. Pastaj i është referu LVV dhe edhe ne kemi kërkuar zgjedhje”, ka thënë Konjufca.

Ai e quan uzurpatore logjikën e presidentit Thaçi.

“Logjika e presidentit në këtë rast është pse duhet të shkojmë në zgjedhje kur mund të formojmë një qeveri sipas tij të unitetit. Logjikë uzuraptore e presidentit”, është shprehur ai ne T7.

E sipas tij Thaci po sillet si parti e cila ka fituar në zgjedhje dhe jo si president.

“Presidenti po sillet si me qenë parti politike dhe me i fitu zgjedhjet”, ka theksuar Konjufca./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera