Lajme

Konjufca: Thaçi e kërcënoi Haradinajn, si rezultat u anulua seanca e opozitës

Autori: Gazeta inFokus 11:17 | 13 September 2018

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka thënë se Haradinaj intervenoj në mos mbajtjen se seancës së jashtëzakonshme të tri nga opozita, shkruan gazeta inFokus.

“Atë ditë të gjithë ishim dëshmitarë se seanca e opozitës u ozurpa nga pushteti, në shumë qartë e kemi thirri seancën në orën 10:00 dhe kryeministri internevoj më qëllim që ajo të mbahet para seancë tonë. “, ka thënë ai.

Konjufca ka thënë gjithashtu se Hashim Thaçi e kërcënoj Haradinajt me rrëzim nga pushteti.
“Ku ishte halli i kryeministrit, halli ishte I qartë ishte që pas shantazhit që i ka bërë presidenti në ato dy takimet dy ditë më radhë në qeveri. Në e din stilin e presidentit tonë qysh kërcënon dhe shantazhin. Ai i ka thënë Ramush Haradinaj ta rrëzoj Qeverinë, kaq e thjeshtë është punë sepse e ka pjesën më të madhe ne Qeveri dhe deputetë”, ka thënë ai.

Ai ka shtuat se Haradinaj e donë shumë pushtetin dhe ka tregu që është në gjendje me bo gjithçka për të.

“Ai i shkreti aq fortë e donë pushtetin saqë është në gjendje me bo gjithçka dhe e pamë atë ditë që përpjeka e tij ka qenë që ti behët një ekip dhe të shkoj me të në Bruksel dhe ti hapin kufijtë e Kosovës”, ka thënë ai.

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes ka shtuar gjithashtu se Thaçi nuk i ka tri elemente bazë për të shkruar në dialog.

“Hashim Thaçi nuk ka mandat, ekip dhe platformë, ku donë me shku pa këto tri elemente bazike”, ka përfunduar Konjufca./inFokus

Të tjera