Lajme

Konjufca takon ambasadorin e Lituanisë, diskutuan zhvillimet aktuale në Kosovë dhe aspiratat euro-atlantike të saj

Autori: Gazeta inFokus 16:52 | 07 Mars 2024

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca priti në takim ambasadorin e Lituanisë, Eduardas Borisovas.

Në njoftimin e Kuvendit, thuhet se në takim Konjufca dhe ambasadori Borisovas diskutuan për bashkëpunim Kosovë – Lituani, dhe zhvillimet aktuale në Kosovë dhe aspiratat euro-atlantike.

Tutje, Konjufca theksoi se Lituania mund të kontribuojë në shumë fusha të zhvillimit të brendshëm e gjithashtu edhe në procesin e konsolidimit të mëtejmë të subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës.

-Advertisement-

Sipas njoftimit, të dy palët ndanë mendimin e përbashkët për nevojën e thellimit të bashkëpunimit ndërshtetëror dhe midis dy parlamenteve.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy