Lajme

Konjufca takohet me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, temë diskutimi edhe pandemia

Autori: Gazeta inFokus 15:23 | 07 April 2021

Kryetari i Kuvendit të Kosovës,Glauk Konjuca është takuar me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë,  Qemal Minxhozi, shkruan Gazeta Infokus.

Minxhozi ka uruar Konjufcën për postin e ri, ndërsa kanë biseduar për menaxhimin e pandemisë në Kosovë.

Lexo Edhe:

-Advertisement-

Kurti liron nga detyra Qazim Rrahmanin, ky është zëvendësministri i ri

“Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca, sot ka pritur në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, z. Qemal Minxhozi.Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, z. Qemal Minxhozi, uroi kryeparlamentarin Konjufca për detyrën e re në krye të Kuvendit të Kosovës, sidomos rëndësinë e konstituimit të institucioneve të dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit.Në takim është biseduar për përpjekjet e Kosovës lidhur me menaxhimin e pandemisë, me ç’rast z. Konjufca ka falënderuar ambasadorin z. Minxhozi për ndihmën të cilën Shqipëria i ka ofruar KosovësBashkëbiseduesit gjithashtu kanë shfaqur gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në të gjitha sferat, si dhe nevojën e mbështetjes së Kosovës në proceset e anëtarësimit në mekanizmat ndërkombëtar.Duke folur për aktualitetin politik në Shqipëri, z. Konjufca ka theksuar rëndësinë e zgjedhjeve të 25 prillit dhe uroi që procesi zgjedhor dhe konstituimi i institucioneve të reja të kalojnë në frymë sa më demokratike”, thuhet në njoftim./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera