Lajme

Konjufca s’u lejua të marrë pjesë në takim, Osmani tregon arsyet pse

Autori: Gazeta inFokus 15:08 | 31 July 2024

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka shprehur gatishmërinë e tij të marrë pjesë në takimin me krerët e partive politike për të diskutuar datën e mundshme për zgjedhje, mirëpo ai nuk është lejuar të jetë i pranishëm.

Në një konferencë për media, Osmani ka thënë se për shkak se ftesa ishte në nivel të kryertarëve të partive politike, parimisht Konjufca nuk mund të ishte i pranueshëm në takim.

“Nuk e kam parë që dikush e quajti bojkot mospjesëmarrjen e Konjufcës në takim. Sic e dini të gjitha partitë kanë qenë të ftuara në nivel të kryetarëve partive. Konjufca e ka shprehur gatishmërinë e plotë që të vijë mirëpo meqenëse të gjitha partitë kanë qenë të informuara, këtë parim ekemi mbajtur për të gjithë, ai me mirëkuptim e ka zbatuar”, ka deklaruar Osmani.

-Advertisement-

Sa i përket mungesës së kryeministrit dhe kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, Osmani është shprehur se nuk i di arsyet.

“Ne nuk i dimë arsyet, mund ta pyesni drejtpërdrejt”, ka vijuar ajo.

Ndryshe, Osmani tha se gjatë takimit me përfaqësuesit e partive politike parlamentare janë pajtuar që të bëhet analizimi e të gjitha datave dhe elementeve përkatëse për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta parlamentare.

“Ky vendim nuk është marrë sepse duhet t’i analizojmë diskutimet që i kishim me kryetarët e partive”, tha Osmani gjatë konferencës për media pas takimit.

Sipas afateve të përcaktuara me legjislacionin në fuqi, Kosova mund të mbajë zgjedhje të rregullta më 26 janar, 2, 9 dhe 16 shkurt.

Osmani tha se partitë kishin preferenca të ndryshme sa i përket datës për mbajtjen e zgjedhjeve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera