Lajme

Konjufca sot takon Thaçin dhe Veselin

Autori: Gazeta inFokus 09:01 | 19 June 2022

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, do të vazhdojë takimet në Hagë me ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai sot do të takojë ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçin dhe ish-kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli.

Numri një i kuvendit gjatës së shtunës ka takuar ish-deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimin, ish-zëdhënësin e UÇK-së Jakup Krasniqin si dhe Pjetër Shalën.

-Advertisement-

Po ashtu Glauk Konjufca, është takuar edhe me ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, të cilët janë dënuar nga Gjykata e Hagës me 4 vjet e gjysmë burgim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera