Lajme

Konjufca: Sot është ditë e festimit, reflektimit dhe e falënderimit

Autori: Gazeta inFokus 12:08 | 17 February 2024

Kryeparlamentari Glauk Konjufca, së bashku me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, ka marrë pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit të Republikës së Kosovës.

Pas ngritjes së flamurit dhe intonimit të himnit të Kosovës, në adresimin e tij para mediave Konjufca e konsideroi 17 shkurtin ditën më të rëndësishme të shtetit tonë. Ai tha se sot është ditë jo vetëm e festimit, por edhe e reflektimit, falënderimeve dhe e mirënjohjeve.

“Falënderimi i parë shkon për ata dëshmorë dhe martirë të cilët e dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e shtetit tonë, për të gjithë ata veprimtarë e aktivistë politikë të cilët nuk kursyen asgjë që shteti ynë të krijohet, e padyshim edhe miqtë tanë ndërkombëtarë të cilët ndihmuan që të lind Republika e Kosovës. Prandaj gëzuar të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, gëzuar gjithë popullit tonë për këtë ditë të rëndësishme“, theksoi kryetari Konjufca.

-Advertisement-

Më pas, krerët shtetërorë bënë nderime dhe vendosën lule te Monumenti i të Personave të Zhdukur me Dhunë, te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe varri i veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera