Lajme

Konjufca: S’ka nevojë për Qeveri teknike, LDK’në e preferojmë për koalicion parazgjedhor

Autori: Gazeta inFokus 13:58 | 23 July 2019

Glauk Konjufca nga Lëvizjes Vetëvendosje ka folur në konferencë për media rreth zgjedhjeve të reja. Ai ka bërë thirrje që zgjedhjet të shpallen sa më shpejtë nga Presidenti Thaçi.

Konjufca ka bërë të ditur edhe një herë se preferencë kryesore e VV-së për një koalicion parazgjedhor ose paszgjedhor mbetet Lidhja Demokratike e Kosovës.

Konjfuca ka thënë se opsioni i parë preferencial mbetet një koalicion me LDK-në për një qeveri të përbashkët.

-Advertisement-

Konjufca ka thënë se Kosova nuk ka fare nevojë për një qeveri teknike.

“Krejt ky sistem që e ka instaluar përmes një keqqeverie të papame më herët sikur qeveria Haradinaj, ne mund ti japim fund vetëm përmes zgjedhjeve të reja në Kosovë, edhe ashtu kjo qeveri funksiononte mbi këmbë të qelqta duke u munduar të ecte përmes harrnimeve dhe qepjeve të ndryshme” është shprehur deputeti Konjufca.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera