Lajme

Konjufca shpreh ngushëllime për Nimanin: Lamtumirë artist i madh

Autori: Gazeta inFokus 13:29 | 22 June 2023

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e artistit dhe profesorit të njohur, Shyqri Nimani, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në Facebook, i pari i Kuvendit ka thënë se Nimani pas tij la një karrierë të bujshme dhe gjurmë artistike.

“Një nga emrat më kulmor të artit në vendin tonë, pas tij la një karrierë të bujshme dhe gjurmë artistike, nga krijimi i logos identifikuese të Grand Hotelit, Kosova Filmit deri tek simboli i Universitetit të Prishtinës. Me veprat e tij ka zënë me meritë të plotë e të padiskutueshme një vend nderi në listën e gjatë të krijuesve dhe studiuesve të kohës sonë.

-Advertisement-

Për 16 orë ka punuar për të dorëshkruar aktin themeltar të shtetit tonë, Deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Një njeri i rrallë, artist unik,  shembull për angazhimin dhe kontributin e vazhdueshëm për shoqërinë”, ka shkruar Konjufca.

Gjithashtu, ai u shpreh mirënjohës për veprat dhe krijimtarinë artistike të profesor Shyqri Nimani./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera