Lajme

Konjufca sërish shkakton të qeshura në Kuvend, i drejtohet Dugollit: Pse ke dalë prej PDK-së, Enver?

Autori: Gazeta inFokus 15:58 | 17 November 2022

Kryetari i Kuvendi të Kosovës, Glauk Konjufca, si në shumë raste me batutat e tij ka shkaktuar të qeshura në seancë, shkruan Gazeta Infokus.

E një rast i tillë ndodhi edhe sot, ku po debatohet për Buxhetin e vitit 2023.

Ishte deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, i cili në debat me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, i ka thënë se ai e ka përkrahur me herët PDK-në.

-Advertisement-

“Kur kam qenë unë në “Forcë”, ti zoti, shoku im Enver ke qenë edhe ti në “Forcë” dhe ti ke qenë përkrahës dhe eksponent i ekspozuar i Partisë Demokratike, pastaj une s’kam qenë fare përkrahës i partive, se kom mbajt statusin e ushtarakut”, ka thënë Berisha.

Para se ta merrte fjalën, Dugolli, ishte kryeparlamentari Konjufca i cili ndërhyri, duke i thënë deputetit të LVV-së “Pse ke dalë prej PDK-së, Enver?”

“Enver Dugolli e ka fjalën, me siguri ka më thanë “t’kish qenë mirë kisha nejt aty””, tha duke qeshur i pari i Kuvendit të Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera