Lajme

Konjufca: Roli i grave në Kuvendin e Kosovës nuk dallon prej burrave

Autori: Gazeta inFokus 16:22 | 15 March 2024

Në historinë e krijimit dhe konsolidimit të shtetit të Republikës së Kosovës si shtet sovran dhe demokratik janë të gravuar emrat e shumë grave, që përgjatë etapave të ndryshme e dhanë kontributin dhe shembullin e tyre të jashtëzakonshëm. Kështu tha kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në seancën shënjuese me deputetet dhe ish-deputetet e legjislaturave të mëparshme me temën “Historia e deputeteve në Kuvendin e Kosovës – përparim dhe proces”.

Konjufca thotë se deputetet në Kuvendin e Kosovës kanë marr role të rëndësishme, udhëheqin gjysmën e komisioneve parlamentare dhe sipas tij shembujt e tyre jo vetëm që në asnjë mënyrë nuk dallojnë prej burrave, por nëse diku dallojnë, gjithmonë dallojnë për të mirë.

“Në historinë e krijimit dhe konsolidimit të shtetit të Republikës së Kosovës si shtet sovran dhe demokratik janë të gravuar emrat e shumë grave, që përgjatë etapave të ndryshme e dhanë kontributin dhe shembullin e tyre të jashtëzakonshëm…18:29 Ju përkulemi dhe i nderojmë në punën e tyre vetëmohuese që pavarësisht rrethanave të asaj kohe, bartës të të qenit grua politikane ishin këmbëngulëse në misionin që e kishin përsipër. Në diskutime dhe këto takime si ky, nuk mund të mos i kujtojmë edhe gratë e tjera intelektuale e aktiviste të palodhshme, që ishin aktive si në lëvizjen për liri ashtu edhe në pavarësinë dhe zhvillimin e shtetit të Kosovës por që nuk janë në mesin tonë…23:05 Përveç numrit gjithnjë e në rritje të grave që po fitojnë ulëse në Republikën e Kosovës dhe në kuvend e që në këtë legjislaturë e kemi numrin më të madh, ujojmë që legjislatura tjetër të kalojë numrin 50. Kanë marr role të rëndësishme, udhëheqin gjysmën e komisioneve parlamentare të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe shembujt e tyre jo vetëm që në asnjë mënyrë nuk dallojnë prej burrave, por nëse diku dallojnë, gjithmonë dallojnë për të mirë në çdo rast”, thotë Konjufca.

-Advertisement-

Ndërsa, ish deputetja Kaqusha Jashari, e cila është njëra ndër nënshkrueset e deklaratës së pavarësisë së Kosovës, sugjeron gratë që të bashkëpunojnë dhe të mos ketë ofendime dhe mosmarrëveshje, pasi sipas saj shteti i takon të gjithëve edhe opozitës dhe pozitës.

“Unë kam qenë vetëm njëherë deputete, pas luftës, ka një kohë të gjatë. Ka ndodhur që me qenë bash në atë kohë kur është dashur me u deklaruar për pavarësinë dhe jam nënshkruese e deklaratës së pavarësisë. Gjithmonë më ka mbetur me e përcjell kuvendin dhe seancat dhe punën e kuvendit, dhe po e ndjej vetën në këtë ambient me një shoqëri me të cilët kam qenë e angazhuar dhe e ndjej vetën mirë. Një sugjerim për gra, duhet me qenë një bashkëpunim jo vetëm grave por një bashkëpunim më të ngushtë jo kaq poshtë në kuvend me ofendime, me mosmarrëveshje sepse shteti i takon që të gjithëve edhe opozitës dhe pozitës”, shton Jashari.

Po ashtu, ish deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) e legjislaturës së parë dhe të dytë, Nafije Berisha, shprehet se është ndjerë mirë që dikujt i ka ra ndërmend ta shkund “pluhurin” prej dokumentacionit dhe ta shoh se ende ekziston edhe grupi parlamentar i grave.

“Sot po ndjehem shumë mirë, dhe më ka ardhur mirë që dikujt i ka ra ndërmend pak me e shkund pluhurin prej dokumentacionit dhe me e pa që ekziston edhe grupi parlamentar i grave..04:37 Mesazh të cilin edhe ne çdo herë që kemi punuar, jemi munduar ta realizojmë që çdo ligj që kalon nëpërmes Kuvendit të Kosovës të shikojmë pozitën, gjendjen, përfitimin e gjinisë femërore. Ka ende shumë për të bërë, që gjendja e femrës të avancohet dhe më shumë”, shprehet Berisha.

Në seancën shënjuese, folën edhe ish deputetja nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) Albana Gashi, Flora Brovina, Besa Gaxheri dhe Teuta Haxhiu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera