Lajme

Konjufca pranon propozimin për Projektligjin e pensionimit të vullnetshëm të parakohshëm të mësimdhënësve

Autori: Gazeta inFokus 15:09 | 25 September 2024

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim Rrjetin e Organizatave të Shoqërisë Civile për Arsimin Parauniversitar (ROSCAP), të përbërë nga 14 organizata të shoqërisë civile në vend.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se në bazë të Ligjit për nisma legjislative, Konjufca pranoi në mënyrë solemne nismën legjislative të nënshkruar nga 10 mijë qytetarë, me propozimin për hartimin e projektligjit për pensionimin e vullnetshëm të parakohshëm të mësimdhënësve në arsimin parauniversitar, si dhe për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për arsimin parauniversitar, të dorëzuar nga përfaqësues të ROSCAP.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera