Lajme

Konjufca: Policia e Kosovës institucioni më i besueshëm, ata nuk kursyen as jetën në mbrojtje të vendit

Autori: Gazeta inFokus 12:17 | 26 July 2022

Kryeparlamentari Glauk Konjufca, ka marrë pjesë në ceremoninë memoriale për policët e rënë në kryerje të detyrës.

Në fjalën e tij ai tha se Policia e Kosovës falë punës së saj është bërë në institucionin më të besueshëm të popullit tonë.

“26 korriku është data e heronjve tanë policë të cilët nuk kursyen as jetën e tyre në mbrojtje të sovranitetit të Kosovës.

-Advertisement-

E gjithë kjo sakrificë u bë për sundimin e ligjit në vendin tonë dhe me këtë rast, e falënderoj drejtorin e PK-së, Samedin Mehmeti.

Policia e Kosovës me punën dhe organizimin e saj të palodhshëm ka arritur që të shënohet në institicionin më të besueshëm të popullit tonë, e në këtë rrugëtim 22 policë ranë në krye të detyrës.

Ata janë heronjtë e shtetndërtimit në vendin tonë”, u shpreh ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera