Lajme

Konjufca: Po e luftojmë pabarazinë gjinore

Autori: Gazeta inFokus 14:09 | 15 May 2023

Kuvendi i Kosovës ka qenë nikoqir i seminarit “Promovimi i një parlamenti me ndjeshmëri gjinore”, të organizuar nga Asambleja Parlamentare e Frankofonisë, Rrjeti i Grave Parlamentare të Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë dhe me mbështetjen e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë.

Seminari në fokus kishte marrjen parasysh të barazisë gjinore në procesin legjislativ. Me këtë rast, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, përmendi veprimet që po i ndërmerr Kuvendi i Kosovës si ligjvënës për ta luftuar pabarazinë. Sipas tij, nuk mund të arrihet zhvillim nëse nuk ka barazi ndërmjet burrave e grave.

“Republika e Kosovës mburret me prezencën e saj në Rrjetin e Grave Parlamentare të Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë. Njerëzimi që të jetë njerëzor nuk është i mundshëm pa barazinë e gruas dhe të burrit, prandaj më vjen mirë që Rrjeti i Grave Parlamentare të Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë përmes këtij seminari po e vë në spikamë barazinë gjinore sepse pa barazi gjinore, nuk ka barazi gjinore”, tha Konjufca.

-Advertisement-

“Aspekti bazik i qytetërimit është barazia e grave me burrat. Kosova po bën veprime të shumta dhe po merr masa të vazhdueshme për ta luftuar pabarazinë. Në vitin 2020, Kuvendi e miratoi Konventën e Stambollit, kurse vitin e kaluar u miratua strategjia kombëtare për mbrojtjen nga dhuna në familje dhe dhuna ndaj grave”, tha tutje Konjufca.

Kryetarja e Rrjetit të Grave Parlamentare të APF njëherësh deputete dhe zëvendëspresidente e Asamblesë Kombëtare të Kebekut, Chantal Soucy, përmendi luftën e fundit në Kosovë, me ç’rast tha se shumë prej viktimave të luftës ishin edhe gra.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera