Lajme

Konjufca përkujton heroin Agron Rrahmani

Autori: Gazeta inFokus 16:14 | 12 May 2023

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka përkujtuar heroin, Agron Rrahimi, në 25 vjetorin e rënies së tij.Konjufa ka thënë se Agron Rrahimi zotëronte aftësitë e organizmit luftarak dhe përgatitjes ushtarake të vullnetarëve që më vonë do të ishin ushtarë të luftë çlirimtare.

“I brumosur në frymën e historisë së rezistencës së popullit shqiptar, Agroni e gjeti veten shpejt në rolin e një prej organizatorëve të demonstratave në Besjanë gjatë viteve 1989-1990, gjë që u vërejt nga regjimi serb, e pas të cilave arrestohet dhe dënohet me 2 muaj burgim. Agron Rrahmani admironte dhe ndiqte shembullin e atyre që e deshën atdheun e që për të ishin të gatshëm të japin gjithçka. Ai së bashku me Bahri Fazliun, themeluesin e Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës, nuk i ndanë rrugët deri në fund. Në veçanti, Agroni zotëronte aftësitë e organizimit luftarak dhe përgatitjes ushtarake të vullnetarëve që më vonë do të ishin ushtarë të luftës çlirimtare”, ka shkruar Konjufca.

Tutje Konjufca, ka deklaruar se populli dhe institucionet duhet t’i nderojmë dëshmorët, teksa ka thënë se institucionet me frymën e dëshmorëve, besnikëria ndaj idealit të tyre janë nderimi më i mirë që mund të bëjnë për ta.

-Advertisement-

“Si popull dhe si institucione duhet t’i nderojmë dëshmorët tanë, jo për të kryer punë me ta, por në atë mënyrë që punët tona të jenë sa më pranë frymës së tyre. Institucionet me frymën e dëshmorëve, besnikëria ndaj idealit të tyre, janë nderimi më i mirë që mund ta bëjmë për ta. Ata dhanë gjithçka, ndërsa ne duhet të marrim aspiratën e tyre për ta çuar përpara”, ka shkuar Konjufa.“Lavdi Agron Rrahmanit dhe gjithë dëshmorëve që dhanë jetën për liri”, shtoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të

Të tjera