Konjufca: Përfshirja e të rinjve është thelbësore për demokracinë

Autori: Gazeta inFokus
18:38 | 15 September 2023
Kuvendi i Republikës së Kosovës shënoi sot Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë me një varg aktivitetesh.
Në prani të përfaqësuesve të shumtë të shoqërisë civile, nxënësve dhe qytetarëve të tjerë, hapjen e Ditës së Demokracisë e bëri kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.
Në fjalën e tij kreu i Kuvendit tha se këtë vit kjo ditë po festohet më ndryshe, pasi që Republika e Kosovës është anëtarësuar në Partneritetin për Qeverisje të Hapur, përcjell Arbresh.info.
“Për ne është një arritje jashtëzakonisht e rëndësishme anëtarësimi në këtë organizatë, pas një periudhe të gjatë punësh dhe përpjekjesh që nuk kufizohen vetëm në legjislaturën tonë, por vijnë qysh më herët, nga e kaluara. Kjo pra përveç tjerash tregon edhe për pjekurinë e institucioneve tona, sepse janë disa projekte që vazhdojnë qysh më herët dhe kurorëzohen në njërën prej legjislaturave të caktuara”, tha kryetari Konjufca.
Transparenca, shtoi kryetari i Kuvendit, është vlera më demokratike e një qeverisjeje dhe kjo, siç tha ai, rrit besueshmërinë e publikut dhe të shoqërisë në institucione. Njëkohësisht e bën qytetarin hisedar të vendimmarrjes dhe pjesëmarrjes në procesin demokratik.
“Institucionet e Kosovës duhet të punojnë më shumë për aktivizimin sa më të madh të të rinjve, duke investuar në edukimin dhe zhvillimin e tyre, ngase një shoqëri demokratike mund të mirëmbahet si e tillë kur çmohet kontributi i gjeneratave të reja”, theksoi kryetari i Kuvendit të Kosovës.
Kryetari Konjufca shtoi se përbërja e legjislaturës aktuale i ndihmon deklaratës së tij, sepse 15 për qind e deputetëve janë nën moshën 35 vjeçare.
Ndërtimin e demokracisë, konsolidimin e shtetit dhe arritjen e lirisë dhe pavarësisë, kryetari i Kuvendit e quajti testament të së kaluarës, e të cilin tha se duhet ta përcjellin me shumë kujdes te gjeneratat që po vijnë.
“Ne duhet të angazhohemi për krijimin e mundësive për angazhim sa më aktiv të të rinjve dhe t’i fuqizojmë ata nëpërmes programeve dhe platformave të ndryshme. Forma më e mirë se si të arrihet kjo është investimi në forcimin e edukimit dhe zhvillimit të aftësive të të rinjve tanë. Edukimi dhe përfshirja e të rinjve si një burim i rëndësishëm i zhvillimit njerëzor është thelbësor për demokracinë”, tha kryetari Konjufca.

Të tjera
-
Deklarata e Rashiq se është i hapur edhe për opozitën, Lulzim Peci: Ka treguar lidership, nuk është i nënshtruar
Ish-ambasadori, Lulzim Peci në emisionin “Click” të RTV21 ka komentuar deklar...
-
Pamje të të rënda të rrëzimit të helikopterit në lumin Hudson me 6 persona brenda
Një helikopter është rrëzuar në lumin Hudson në New York. Sipas raportimev...
-
Parashikimi i motit për të premten
Të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Ka mundësi të ke...
-
Washingtoni njeh zyrtarisht si festa Fitër dhe Kurban Bajramin
Guvernatori i shtetit të Washington-it, Bob Ferguson, më 2 prill 2025, ka nën...
-
U raportua i zhdukur, këngëtari lajmërohet vet në polici dhe thotë se e braktisi gruan me vetëdije
Një rast i zhdukjes u raportua në Prizren, pasi një person nuk shkoi për disa...
-
Profesori i Ekonomisë: Fatura e rrymës në Kosovë më e shtrenjtë se në Zvicër
Profesori i Ekonomisë, Shkumbin Misini, tha se çmimi i energjisë elektrike në...
-
Nushi: Kurti me favore për kompanitë e energjisë, asnjë veprim ndaj KEDS-it që u privatizua falë
Nol Nushi nga Partia Socialdemokrate, ka deklaruar se kompania për shpërndarj...
-
Protestat e studentëve në Serbi, Vuçiq e bën edhe Kurtin fajtor
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha sot se “kërkesat e studentëve jan...
-
“Dil në debat, ti me bufin e artë, ai me bufin e bardhë”, Rama i kthehet Bashës: Ke frikë t’i zësh në gojë emrin, o trim me fletë
Vijon përplasja online mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit Lulzim Basha....
-
Ymeri për VV-në: Nuk po japin shenja se kanë ndërmend t’i respektojnë procedurat demokratike
Analisti Visar Ymeri ka komentuar mundësinë e formimit të një qeverie të re, ...
-
Kosharja, Anton Quni: Kërkuam mbështetje, na përkrahën edhe ndërkombëtarët
Në 26 vjetorin e Betejës së Koshares, një prej betejave më të rëndësishme, i ...
-
I plagosuri nga grabitja në “Albi Mall”, ende i palëvizshëm, familja kërkon ndihmë financiare për shërimin e tij
Po bëhen gati një muaj që kur pjesëtari i sigurimit, Fahri Ademi u plagos nga...