Konjufca për rastin e Berishajt, ka një këshillë për deputetët që folën për këtë çështje

Autori: Gazeta inFokus
11:07 | 28 April 2022
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në seancën e sotme ka komentuar lidhur me rastin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishajt, shkruan Gazeta Infokus.
Kjo pasi ky i fundit sipas mediave sllovene po dyshohet se ka gisht në një skandal financiar.
Lidhur me këtë çështje u diskutua edhe në kuvend ku deputetët opozitar kërkuan shkarkimin e Berishajt.
Ndërkaq, kryepalamentari kërkoi që deputetët të kenë kujdes në deklarimet e tyre rreth këtij rasti, sepse bëhet fjalë edhe për kryeministrin slloven.
“Nëse mund ta ndajë me ju një këshillë për të gjithë që folën lidhur më këtë tematikë edhe unë mendoj që është shumë me rëndësi që të sqarohet dhe besoj shumë që do të sqarohet, por vetëm ju kisha lut me një mirëkuptim shumë miqësor për një kujdes sa i përket një dimensioni, e ky dimension është që zoti Berishaj ishte një dëm kolateral në këtë betejë mendoj. Edhe aspekt sekondar i shkëputjes prej kontekstit të përgjithshëm, e konteksti i përgjithshëm duhet të kemi parasysh ishte goditja e atij që nesër mund të jetë kryeministër i Sllovenisë dhe të cilit i besoj populli slloven. Ai nesër do ta vizitojë Kosovën si kryeministër i Sllovenisë dhe menoj që ti thuhet të merret si absolutisht e vërtetë, të mos ketë së paku në mënyrën qysh thuhen çështjet edhe kritika. Një distancim me një kujdes elementar sa i përket shteti slloven, votuesti slloven, zgjedhjeve sllovene edhe kryeministrit të nesërm slloven, e të nënkuptohet që në po pozicionohemi për të si për një shpërlarës të parave, kjo mënoj që vetëm në këtë aspekt duhet të kemi kujdes. Sa i përket të tjerave besoj që do të sqarohen të gjitha dhe varësisht kushdo që ka përgjegjësi për gjithçka do ta merr vendimin e merituar”, ka thënë Konjufca./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Bekim Jashari reagon pasi Specialja i dënoi Gucatin e Haradinajn
Ish-kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, e ka konsideruar të padr...
-
Adriana Matoshi reagon ndaj rastit të Festës së Abetares në Pejë: E pa tolerueshme
Aktorja dhe deputetja e Vetëvendosjes, Adriana Matoshi ka reaguar ndaj rastit...
-
Publikohet raporti për rastet e reja me COVID-19
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 16 r...
-
Kjo është gjendja e dy të plagosurve në Klinë
Pak më parë Gazeta Infokus, raportoi për të shtëna me armë në Klinë. Nga k...
-
Konjufca priti në takim presidentin e Malit të Zi
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim presid...
-
Policia jep detaje për gjuajten me armë në Klinë, plagosen dy persona
Pak më parë Gazeta Infokus raportoi për një plagosje në Klinë, shkruan Gazeta...
-
Apeli anulon vendimin e ZRRE-se për shtrenjtimin e tarifave të rrymës
Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për ...
-
Shtëpia e Bardhë lëshon komunikatë për takimin e Kurtit me këshilltarin e Biden
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme është...
-
Erdogan: Aleatët e NATO-s duhet të respektojnë shqetësimet e Turqisë
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha këtë mëngjes se ai pret që aleatët e...
-
Vajza e Hysni Gucatit: Presim brenda 15 ditëve të bëhet ankesa
Vajza e Hysni Gucatit, Ariana Gucati ka folur për KosovaPress pas vendimit të...
-
Ushtari rus i akuzuar për krime lufte pranon fajësinë
Një ushtar rus në gjyq për krime lufte në Ukrainë është deklaruar fajtor për ...
-
Plagoset një person në qendër të Klinës
Një person është plagosur me armë zjarri para disa minutave në Klinë. Sipa...