Konjufca për qortimin amerikan: Jo i mirë për Kosovën, duhet dialog i hapur me miqtë tanë
Autori: Gazeta inFokus
12:01 | 31 May 2023
Kryetari i kuvendit, Galuk Konjufca, ka komentuar deklaratën e ashpër të Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, për sa i përket situatës në veri.
Ai tha se kjo nuk është hera e parë që po ndodh, pasi sipas tij, një gjë e tillë kishte ndodhur edhe dy vjet më parë, kur Kosova aplikoi reciprocitetin ndaj Serbisë, teksa qortimin amerikan e cilësoi si jo të mirë.
“Kjo nuk është e mirë për ne. E pranojmë që është një gjë e keqe për Kosovën. Gjithçka që duhet të bëjmë është që ta bëjmë një dialog të hapur me të gjithë miqtë dhe partnerët dhe t’i argumentojmë pozicionet tona. Ndoshta pozicionet tona s’po kuptohen drejt nga ShBA-të”, tha Konjufca.
Tutje, ai tha se pas dorëheqjes së kryetarëve serbë të veriut, institucionet e Kosovës atje mbeten vakante.
“Atje shteti i Kosovës nuk pati zgjidhje tjetër përveç zgjedhjeve, bile pas një dakordimi pikërisht me ShBA-të që zgjedhjet të shtyhen për pesë muaj. Ne i dëgjuam ata dhe i shtymë zgjedhjet për pesë muaj. Kur u harxhuan pesë muaj, dy opsione kishte Kosova, ta dëgjonte Vuçiqin, ose të procedonte siç thotë Kushtetuta. Ne e zgjodhëm opsionin e dytë, s’vjen në shprehje për alternativa tjera”, tha Konjufca, njofton Klankosova.tv.

T� tjera
-
“Iu bastis banesa dhe iu sekuestruan rreth 7 mijë euro”, krejt çka dihet deri tani për arrestimin e Astrit Haraqisë për drogë
Rreth 7 mijë euro para të gatshme janë sekuestruar gjatë bastisjes së banesës...
-
Përparim Rama poston video me AI duke e dribluar Kurtin, Dejonën e Muratin
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka postuar në TikTok një video të gjener...
-
Pacolli takon drejtorin e ISA-së, diskutohen mundësitë e zhvillimit të energjisë diellore
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar...
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...


































