Konjufca për planin evropian: Sjell njohje të fuqishme de-facto

Autori: Gazeta inFokus
23:16 | 08 March 2023
Kryeparlamentari, Glauk Konjufca, ka thënë se plani evropian, të cilin e ka pranuar Kosova, nuk e sjellë njohjen de-jure nga Serbia, por sjellë njohje të fuqishme de-facto.
Kjo sipas tij, nuk është njohje klasike si njihen zyrtarisht dy shtete, por është njohje në mënyrë indirekte.
Ky plan sipas Konjufcës, bën që Serbia t’ia njoh Kosovës, letërnjoftimet, ta trajtojë si të barabartë dhe të mos ndërhyjë në arenën ndërkombëtare si dhe në punët e brendshme.
“Plani evropian është njohje e fuqishme de-facto e kam thënë në fillim që nuk është de-jure. E dimë praktikën si njihen shtetet, me procedura juridike të plota, ndërtohet njohja verbale është në vullnetin e shteteve a duan të hapin ambasada, kjo nuk është njohje de jure por e ka formën e njohjes de-facto. Cka është njohja de facto, është kur një shtet tjetër pajtohet që ti ekziston si shtet i pavarur, që merr zotimet të mos përzihet në punët e brendshme, të mos përzihet në arenën ndërkombëtarë, t’i njoh krejt cka prodhon ti, dokumentet, targat gjithçka që prodhon Kosova me logo të Kosovës, pa kurrfarë fusnote të barabartë si shtete”, ka thënë ai në ATV.
Konjufca, tha se nuk pret që Serbia ta nënshkruajë marrëveshjen as në takimin e 18 marsit që pritet të mbahet në Ohër.

Të tjera
-
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Tara, ka bërë të ditur...
-
Erion Veliaj: Prokurori më fyeu dhe kërcënoi në gjyq, ftoj gjykatën të bëjë publike audion e seancës
Pasi publikoi një dokument që pasqyronte debatet me prokurorin Ols Dado gjatë...
-
Parashikimi i motit për të martën
Për të martën parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta në orët ...
-
Guerot: Kosova ta prioritizojë koordinimin dhe dialogun për hir të shtetit dhe gjithë kontinentit
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, tha se lufta për lirinë e Ukr...
-
Si votoi Ballkani Perëndimor në OKB për rezolutën në mbështetje të Ukrainës?
Vota e sotme në OKB për rezolutën në mbështetje të Ukrainës pasqyron qartë nd...
-
5 mijë e 600 dollapë të rinj për nxënësit e nëntë shkollave fillore në Prishtinë
Drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu ka vizit...
-
Termokos: Lagja Kalabria sonte do të jetë pa ngrohje
Termokos njofton se lagjja Kalabria në Prishtinë sonte do të jetë pa ngrohje....
-
Presidentja Osmani në trevjetorin e agresionit rus: Lufta e Ukrainës është luftë e jona
Në trevjetorin e agresionit rus në Ukrainë, presidentja e vendit Vjosa Osmani...
-
Reagon edhe UNMIK për mbylljen e qendrave sociale në Veri të financuara nga Serbia
UNMIK ka kundërshtuar mbylljen e disa qendrave sociale në veri të Kosovës...
-
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin, por s’besoj
Sami Lushtaku, nënkryetar i Skënderajt dhe një figurë e rëndësishme e Partisë...
-
Shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve pritet të bëhet deri më 5 mars
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se është duke punuar brenda k...
-
Trump thotë se lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, nëse jemi të zgjuar
“Unë mendoj se lufta në Ukrainë mund të përfundojë së shpejti, brenda jav...