Lajme

Konjufca: Peci po triumfonte në një kohë kur vendi ynë po shtypej

Autori: Gazeta inFokus 10:59 | 12 May 2022

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka bërë homazhe pranë arkivolit të legjendës së boksit kosovar, Xhevdet Peci, në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.

Konjufca ka thënë se lufta që bënte Xhevdet Peci nuk ishte vetëm luftë sportive, por edhe luftë për rezistencë.

“Peci po triumfonte dhe po e prezantonte Kosovën në një kohë kur vendi ynë po shtypej dhe po provohej të pengohej në çdo formë të mundshme”, tha kryekuvendari.

-Advertisement-

Ish-boksieri Xhevdet Peci vdiq më 9 maj, në moshën 67 vjeçare, në Shtetet e Bashkuara, ku po qëndronte bashkë me familjen e tij.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në ora 16:30 në fshatin Zhazhë të Mitrovicës. /KP

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera