Lajme

Konjufca pas takimit me Vasfije Krasniqin: Adresa e të gjitha krimeve në Kosovë është Serbia

Autori: Gazeta inFokus 17:43 | 14 April 2021

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca të mërkurën është takuar me aktivisten për të drejtat e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, edhe deputete e VV-së Vasfije Krasniqi – Goodman.

Konjufca ka thënë se duhet të dalin para drejtësisë të gjithë uata që dhanë urdhëra për tu kryer krime në Kosovë dhe kryesit e tyre, shkruan Gazeta inFokus.

Organizohen shqiptarët përtej Atlantikut, i kërkojnë Amerikës ta ndihmojë Kosovën me vaksina

-Advertisement-

“Sot kam pritur në një takim aktivisten për të drejtat e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, njëherësh dhe deputete e Kuvendit të Kosovës, znj.Vasfie Krasniqi – Goodman. Me këtë rast vura në pah obligimet shtetërore dhe institucionale ndaj viktimave të dhunës së forcave serbe në Kosovë, si dhe rëndësinë e nxjerrjes para drejtësisë të urdhërdhënësve dhe kryesve të këtij krimi çnjerëzor lufte”, ka thënë ai.

Ai po ashtu ka thënë se “Adresa e të gjitha krimeve në Kosovë është Serbia, por drejtësi për krimet e luftës dhe gjenocidin serb s’ka ende”.

“Është obligim yni institucional e shtetëror për ta vënë drejtësinë në vend. Sepse, nuk mund të ketë paqe e pajtim pa drejtësi. Më herët gjatë ditës, në një pritje të znj. Krasniqi në Presidencë, presidentja Vjosa Osmani – Sadriu në konsultim me znj. Krasniqi ka propozuar që 14 prilli të shënohet si Dita e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, propozim ky që do ta ketë përkrahjen time si Kryetar i Kuvendit të Kosovës”, ka thënë ai./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera