Lajme

Konjufca pas premtimit të Kurtit për dialog me veteranët: Nëse s’vazhdon seanca i bie që po bllokohet qëllimshëm

Autori: Gazeta inFokus 14:17 | 16 June 2022

Pas deklarimeve të grupeve parlamentare, kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se janë afër pozicioneve.

Ai tha se në mbledhjen me shefat e grupeve parlamentare u morën vesh që të filloj një proces i dialogut mes qeverisë, komisionit për Buxhet dhe Financa bashkë me veteranët.

“Pra, kryeministri e premtoi ditën e nesërme për takim. Besoj shpejt do ta jap edhe orën dhe nëse kjo nuk ndodh dhe pas kësaj kërkese që u pajtuam edhe në mbledhje s’e pranoni as këtë, atëherë i bie që bllokimi i seancës është qëllim në vetvete që s’po më pëlqen”, është shprehur Konjufca.

-Advertisement-

Kujtojmë se më herët, kryeministri Albin Kurti premtoi që nesër do ta anuloj pjesëmarrjen në Forumin e Prespës dhe do t’i takojë veteranët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera