Lajme

Konjufca pas dorëzimit të Vettingut në Kuvend: Do ta forcojë sistemin e drejtësisë në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 12:07 | 04 September 2022

Kryeparlametari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pas takimit me kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiun, ka thënë se procesi i Vettingut është një reformë e domosdoshme për sundimin e ligjit, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka shtuar se procesi i Vettingut do ta forcojë sistemin e drejtësisë.

“Procesi gjithëpërfshirës i vetingut, siç e kemi theksuar njëzëri, është një reformë e domosdoshme për sundimin e ligjit. Kjo është po ashtu një kërkesë shoqërore e kahmotshme për Kosovën. Krijimi, votimi dhe implementimi i tij është një hap jetik për mbarëvajtjen e shtetit dhe njëra nga reformat më të rëndësishme në sistemin e drejtësisë që e ngrit efikasitetin dhe profesionalizmin. Si i tillë, procesi i vetingut do ta forcojë sistemin e drejtësisë, i cili ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Konjufca./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Më poshtë gjeni postimin e plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera