Lajme

Konjufca: PAN nuk duhet të lidhet rreth një emri

Autori: Gazeta inFokus 15:35 | 03 August 2017

Deputeti i VV-së Glauk Konjufca tha se koalicioni PAN është mirë ta ndërrojë kandidatin sepse përderisa ata nuk e ndërrojnë kandidatin Vetëvendosja nuk e voton Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit.

“Nëse PAN barrikadohet rreth figurës së Veselit, ata duhet ta marrin përgjegjësinë pse s’po themelohen institucionet dhe pse një shtet i tërë ka mbetur peng i një emri që quhet Kadri Veseli. Unë propozoj që të mos humbim kohë. Qëndrimi i VV-së është që nesër  të thirret seanca e radhës dhe koalicioni PAN të jetë i përgjegjshëm dhe ta propozojë  një kandidat të pranueshëm për kryetar të Kuvendit”, tha Konjufca.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera