Lajme

Konjufca: Nuk shkojmë në seancën e dialogut

Autori: Gazeta inFokus 14:02 | 15 December 2018

Shefi i GP-së së VV-së, Glauk Konjufca, tha se partia e tij nuk do të marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme për dialogun që pritet të fillojë për pak minuta.

U shpreh se PSD-ja është përfshirë në pazaret e Hashim Thaçit për territor dhe sipas tij po i ndërrojnë qëndrimet më shpesh se qorapet. Konjufca tha se Qeverinë Haradinaj po e mban gjallë PSD-ja duke i akuzuar se janë shndërruar në patericë të pushtetit.

Konjufca tha se pas dështimit në INTERPOL dhe mosliberalizimit të vizave, rënia e kësaj qeverie ka qenë shumë e sigurt.

-Advertisement-

“Nuk ka pas rrugë tjetër pos me dhënë tërheqje e me shku të shpija”, por tha se doli në skenë PSD-ja për ta shpëtuar.

“Rënia e sigurtë e kësaj qeverie që kurrë se ka ditë sa numra i ka, i ka pas numrat e ndryshme.Doli në skenë PSD për ta shpëtuar, sepse po bëhet asistëncë e kësaj qeverie në negociatat me Serbinë”, tha Konjufca.

Më tej i kërkoi falje elektoratit të VV-së, që PSD-ja mori votat me kauzën e Vv-së kundër dialogu ndërsa tash iu është keqpërdoruar vota

Theksoi se VV nuk do të marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme për dialogun.

“ Le të shihet sot se kush po bëhet faktori kryesor i mbijteteës se Qeverisë Haradinaj”, përfundoi ai.

Ndryshe në këtë seancë nuk do të marrë pjesë as LDK-ja, ata janë shprehur se kjo qeveri nuk ka legjitimitet.

Ndërsa, Avdullah Hoti ka akuzuar PSD-në se kanë koalicion të fshehur me PAN-in, si dhe ka përsëritur se Qeveria nuk ka legjitimitet për dialog.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera