Konjufca: Nuk duhet të ketë kushtëzime për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe
Autori: Gazeta inFokus
14:46 | 23 Maj 2023
Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë se nuk duhet të ketë kushtëzime për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Konjufca përmes një prononcimi për media ka thënë se Serbia është duke shkel marrëveshjet e arritura me Kosovën, pasi siç tha ai Serbia iu ka shkruar letra shteteve kundër liberalizimit të vizave.
“Është gabim që të ketë pikënisje në formë të kushtëzimit. Marrëveshja nuk ka kushtëzime, është gabim që të ketë kushtëzime. Marrëveshja… sekuencimi i marrëveshjes, hapat sipas kohës janë vetëm ata që fillojnë pas nenit të 2, neni i 2 hynë në fuqi në momentin që palët pajtohen, pra që shtetet funksionojnë si sovrane. Ju lutem çfarë sjellje është kjo kur Serbia iu shkruan letra shteteve edhe kundër liberalizimit, kjo është e tepërt, kjo është një sjellje që po tregon që ajo marrëveshje për Serbinë është zero”, ka thënë Konjufca.
Sipas tij, shtetet e QUINT-it kanë deklaruar se nuk mund të ketë Asociacion pa u kthyer serbët në institucione e vendit.
“Kam dëgju vendet e QUINT-it kanë thënë se nuk ka Asociacion pa u kthyer serbët në institucione. Le të na tregojnë a e kanë ndërruar këtë qëndrim vendet e Quint-it apo jo, pyesni edhe ato. Unë e kam dëgjuar deklaratën e tyre se pa u kthyer në institucione nuk ka Asociacion, d.m.th nuk mund ta kushtëzoni Asociacionin duke e shantazhuar Kosovën, prej Beogradit”.
I pyetur për deklaratën e ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier se presin që kryetarët e rinj të komunave të marrin një rol teknik dhe jo politik, Konjufca u shpreh: “Rolet e kryetarëve të komunave janë të përcaktuara me Kushtetutë…Mendoj që ata nuk do të kenë as më pak e as më shumë. Ne jemi shtet demokratik dhe po synojmë të funksionojmë me ligje me rregulla. Ndoshta për këtë ka mendu ambasadori që mund të jetë problematike me ushtru misionin me kompetenca të plota, mirëpo ne duhet të bëjmë çmos dhe institucionet tona të sigurisë që ta kuptojmë të gjithë që ne po jetojmë në një shtet demokratik…ftesa ishte shumë e gjatë e hapur për Listën serbe dhe për të gjitha partitë serbe për të marrë pjesë në zgjedhje.
Tash këtu nëse ka ndonjë projekt alternativ tjetër për me sfidu Kosovën le të na tregojnë, por nëse është për me marr pjesë në zgjedhje dhe me i qeverisë institucionet e Kosovës, e ajo në Republikën e Kosovës mund të ndodhë vetëm në një mënyrë: Kur qytetarët votojnë në mënyrë demokratike, jo me dhunë, jo me struktura paralele, jo me komanda e dirigjime prej Beogradit. Institucionet e Kosovës nuk udhëhiqen kështu, ato udhëhiqen kur del në zgjedhje, kur regjistrohet… Kryetarët janë zgjedhur do ta bëjnë betimin e tyre, kjo është si duhet të vazhdojmë përpara”, ka thënë ndër të tjera Konjufca.

T� tjera
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...































