Konjufca niset drejt Hagës: Jemi të brengosur për procesin
Autori: Gazeta inFokus 13:25 | 17 June 2022
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca udhëton sot drejt Hagës ku do të takojë ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët do po qëndrojnë në qendrën e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës. Para nisjes, ai i ka thënë KosovaPress-it se institucionet e vendit janë të brengosura me çka po ndodh atje ndërsa ka shtuar se qëllimi i kësaj vizite është të tregojë se po i përcjellin më vëmendje këto procese.
Glauk Konjufca po bëhet zyrtari i parë i lartë i shtetit që do të takojë të gjithë ish-krerët e UÇK-së në qendrën e paraburgimit në Hagë, përfshirë dy figurat kryesore të Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçin e Kadri Veselin.
Ai për KosovaPress ka konfirmuar udhëtimin në Hagë dhe takimin me ata që ai i ka quajtur figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që sipas tij, po gjykohen padrejtësisht.
Konjufca ka kritikuar mbajtjen e tyre në paraburgim për gati dy vjet derisa procesi gjyqësor nuk po fillon.
“Po bëhen gati dy vite prej kur ata janë marrë, faktikisht janë bërë dy vite prej kur ka dalë aktakuza sepse në qershor të vitit 2020 e pamë aktakuzën për herë të parë, e deri tash ende nuk ka filluar procesi gjyqësor. Në terma të gjykatave dhe proceseve ku kemi të bëjmë me të pandehurit, kjo mund të quhet lirisht njëfarë tendence e izolimit të personave, pra izolim që ata të mos mund të jenë me familjet e tyre, që të mos mund të jenë në vendin e tyre dhe të jenë të shkëputur prej aktivitetit të tyre publik që e kanë pasur faktikisht. Kjo është për mendimin tim shumë shqetësuese, edhe institucionet tona për këtë arsye janë të brengosura me çka po ndodh atje”, ka thënë Konjufca.
Me vizitën e tij në Hagë, Konjufca po synon të tregojë që institucionet e Kosovës janë afër këtij procesi.
“Qëllimi i kësaj vizite është po ashtu të tregojmë që institucionet tona janë afër këtij procesi, po e përcjellin me vëmendje, po ashtu kemi kritikat tona se si po funksionon kjo gjykatë, ka shumë defekte të cilat i kanë identifikuar të gjithë, pra ajo e drejta bazike që për mendimin tim po shkelet në procesin e tyre, është një drejtë e cila garantohet edhe me konventën evropiane të të drejtave të njeriut, ajo është edhe në Kushtetutë të Kosovës, e sipas kësaj konvente e cila është më e rëndësishme për vet Bashkimin Evropian, dhe për këtë familje të madhe demokratike të vlerave, është e drejta e individit që kur është brenda një procesi gjyqësor ta konsumojë këtë kohë brenda një afati sa më të arsyeshëm të mundshëm, këtë nuk po e shohim në Gjykatën Speciale”, ka thënë kryetari i Kuvendit.
Konjufca është pyetur nëse krejt këto kritika do t’i adresojë edhe para institucionit të Dhomave të Specializuara por ai ka bërë të ditur se gjatë kësaj vizitë nuk do të ketë takime të tjera përveç me krerët e UÇK-së.
“Jo kësaj radhe do t’i takoj vetëm të gjithë ata pjesëtarë të rëndësishëm të Shtabit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen padrejtësisht atje. Të gjithë do t’i takoj”, ka përfunduar Konjufca.
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës kishte zhvilluar vizitë edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu por atë nuk kishin pranuar ta takojnë ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi po qëndrojnë në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020 dhe procesi gjyqësor ndaj tyre ende nuk ka filluar.
Ndaj tyre rëndojnë akuza për krime lufte ndërsa në deklarimet e tyre para gjykatësit të procedurës paraprake ata janë deklaruar të pafajshëm.
Të tjera
-
Dy vite burgim ndaj të akuzuarit se shkaktoi aksidentin ku pas disa ditësh vdiq 23-vjeçari
Eraj Temaj është dënuar me dy vite burgim pasi është shpallur fajtor për aksi...
-
Nju Jork, një shqiptaro-amerikan akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik
Autoritet amerikane njoftuan të premten arrestimin në Nju Jork të shqiptaro-a...
-
Dyshohet se e ngacmoi sẹksualisht një të mitur, arrestohet një burrë në Vushtrri
Një burrë në Vushtrri është arrestuar dje meqë dyshohet se kishte ngacmuar se...
-
Brenda një ore dy aksidente me fatalitet në Kosovë, Policia jep detaje
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me dy aksidentet me fatalitet që ndo...
-
Reuters: Trump po planifikon të emëroj Grenellin emisar special për Ukrainën
Ish i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi,...
-
Edhe sot mëngjes i ftohtë, vazhdojnë reshjet e borës gjatë ditës
Për të shtunën parashikohet fillimisht të vazhdojnë reshjet e borës lokalisht...
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...