Konjufca: Ngjarja e 24 shtatorit e ka kthyer prapa të gjithë procesin
Autori: Gazeta inFokus
17:14 | 18 October 2023
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se sulmin e 24 shtatorit në veri të vendit ishte sulm terrorist dhe akt agresioni.
Ai deklaroi se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka qenë në dijeni për këtë sulm dhe se është tallje nëse mohohet kjo. Ndërsa sa i përket vazhdimit të dialogut, ai tha se formati i tij duhet të ndryshojë pas ngjarjeve të fundit.
“Ata i kanë shfrytëzuar pronat të cilat janë zyrtare të Ushtrisë së Serbisë. Është tallje mendoj, është tallje, me të gjitha këto informata dhe me karakterin shtetëror, edhe me informatat që i kanë edhe shërbimet e jashtme, që të thuhet se presidenti dhe figurat e larta të shtetit serb nuk e kanë ditë, përkundrazi qëndrojnë dhe janë të lidhur shumë ngushtë me këtë sulm”, tha ai.
Ngjarja e 24 shtatorit e ka kthyer prapa të gjithë procesin, deklaroi Konjufca, duke theksuar se tashmë formati i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të ndryshojë.
“Goditja që ia ka dhënë 24 shtatori, ne jemi pothuajse të bindur që nuk mund të vazhdojë në atë regjistër që ka qenë. Duhet të ndryshojë në kuptimin e këtij projekti që e prezantoi emisari Lajçak, le të themi Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, Kosova e paska në formë të një obligimi, i cili në kohë duhet të sekuencohet si projekt i parë. Është vështirë të bëjmë një hap në këtë drejtim, duke e pasur përballë një shtet prej të cilit hyjnë grupe terroriste të armatosura rëndë dhe për ta aneksuar pjesën e veriut të Kosovës. Ky ka qenë qëllimi”, deklaroi Konjufca.
Ndër të tjera, Konjufca foli edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, për çka tha se këtë herë nuk do të bëjnë të njëjtin gabim, dhe se përvoja e keqe nga e kaluara, sipas tij e bëjnë që kryeministri Kurti të mbajë pozicione me të forta sa i përket Asociacionit.
Konjufca tha se kësaj radhe Serbia duhet të pajtohet që Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Republikës
Kryetari i Kuvendit të Kosovës foli edhe për Listën Serbe, pasi nënkryetari i saj, Milan Radoiçiq u vet-deklarua se ishte lideri i grupit terrorist dhe financues i këtij grupi, i cili vrau një polic të Kosovës dhe plagosi dy të tjerë.
“Lista Serbe duhet ta ketë vetëm një hall, se a do të regjistrohen prej Komisionit Qendror të Zgjedhjeve apo jo, sepse nënkryetari i partisë i takon një grupi terrorist”, deklaroi ai.
Serbët, sipas Konjufcës, duhet të formojnë një parti e cila nuk ka lidhje me terroristët. Kryeparlamentari tha se kësaj radhe Serbia duhet të pajtohet që Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës./rtk

T� tjera
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...































