Konjufca: Nëse nuk ndëshkohet, Serbia mund ta përsëris skenarin e Banjskës
Autori: Gazeta inFokus 11:08 | 09 July 2024
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, e ka njoftuar presidentin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer për sigurinë në vend dhe ka kërkuar ndëshkim të Serbisë për sulmin terrorist në Bansjkë.
“Si temë e pashmangshme ishte siguria dhe rreziqet me të cilat po përballemi, për shkak të pretendimeve territoriale të Serbisë ndaj Kosovës. Ia shpreha shqetësimin tim presidentit se po qe se Serbia mbetet e pandëshkuar për agresionin terrorist në Bansjkë, Serbia ka për ta përsëritur këtë skenar por në përmasa shumë më të mëdha. Serbia duhet të shihet jo vetëm në rrezik për në Kosovë por për paqen dhe stabilitetin e gjithë Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Konufca.
Konjufca falënderoi presidentin Nussbaumer për përkrahjen e Zvicrës drejt përpjekjeve të anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Ai tha se integrimi në BE për Kosovën është bashkim në vlerat politike, kulturore e të qytetërimit. Tutje ai foli edhe për diasporën shqiptare në këtë shtet.
“Për shumë qytetarë të Kosovës, Zvicra ishte edhe atdheu i dytë, të cilët të detyruar nga rrethanat diskriminuese politike, ekonomike e sociale të ish-Jugosllavisë, e gjetën te Zvicra strehimin politik dhe mbështetjen socio-ekonomike për familjet e tyre dhe prej atje nuk e harruan kurrë Kosovën”, ka deklaruar Konjufca.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...
-
Takohen gruaja më e shkurtër dhe ajo më e gjatë në botë, fjalët që thanë për njëra-tjetrën pas takimit
Jyoti Amge dhe Rumeysa Gelgi, janë pjesë e librit të rekordeve “Guiness”. E p...
-
Moti i keq, Policia thirrje vozitësve: Kujdes, ka aksidente nëpër rrugë të vendit dhe autostrada
Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqërua...